Ndërkohë që protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 38-të, gjuha ekstremiste e linçuese dhe skenarët imagjinarë vazhdojnë të fitojnë terren mes protestuesve, për rrëzimin e qeverisë jashtë mekanizmave demokratikë.

Konspiracionisti Alfred Cako u shpreh: "Nëse ka njeri që e meriton të varet në litar, është ky njeri", duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj deklaroi se "Rama do eliminohet".

Po ashtu, një i ri paraqiti një skenar të cilin e cilësoi si "coup d'état (rrëzimi i diktatorit)", duke përshkruar një plan për marrjen e pushtetit me dhune si nje putch Shteti.

Ai flet për bllokimin e komisariateve dhe mjeteve të Policisë së Shtetit në Tiranë, ndalimin e disa zyrtarëve nga qytetarë, krijimin e një qeverie të përkohshme gjashtëmujore dhe thirrje që ushtria të mos i bindet autoriteteve shtetërore, por "pushtetit civil" dhe "popullit".

“Coup d’etat (rrëzimi i diktatorit”. Kush do sakrifikojë dhe rrezikojë karrierën politike. Nësë behët si duhet edhe mund të favorizohet nga populli. Kërkon organizim, ushtarak, militant. Minimumi 80-100 veta. Zhvillohet natën. Bllokim komisariati dhe makinash policie nëpër Tiranë, që të mos kenë mundësinë t’i mobilizojnë. Orkestrim i njëkohshëm. Ndalim ose arrestim nga qytetarët e thjeshtë. Që të bëhet është e ligjshme, ndonjë ministri lolo që ka Edi Rama si të fortë, ndonjë drejtori policie, komisariti, komandoje. Largimin e grave dhe fëmijëve nga rruga. Krijimin e menjëhershëm të një kabineti 6-mujor. Qeveri e përkohshme deri në zgjedhje të lira. Të njoftohet ushtria që mos të përzihet dhe t’i bindet urdhrit civil ose pushtetit civil, jo presidentit, po popullit drejtpërsedrejti. Këta duhet të kenë kokë sesbën  një të favorshëm 100% nga populli që ta pranojë populli, që ta mbrojë popullin pastaj. Marin Memën, Alfred Cakon, njërin prej jush ose dikush i barabartë i dashu nga populli si ju:,- thotë i riu.