Në vazhdën e protestave në Tiranë, një protestuese është filmuar duke fyer një punonjëse të policisë.

Nga video që qarkullon shihet se protestuesja dëgjohet t’i thotë se ku e ka marrë uniformnën, teksa sharjet dhe ofendimet vijojnë.

"Në Temu e ke marrë këtë m*t uniforme. Mbaje mend, se nuk e di kush jam, do të q*...ro*të. Se ke lekë që ke bërë qerpikët, se unë s’kam t’i bëj", dëgjohet t'i thotë ajo efektives.

Ndërkohë punonjësja e policisë, i thotë protestueses 'vajza vazhdo andej'.