Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.

Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme janë bërë si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. 

Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji.

“Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”, shprehet Basha në reagimin e tij.
 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?