Tifozët e skuadrës së Tiranës, të ashtuquajtur “Capital Crew” i kanë dërguar një letër të hapur babait të Klodjan Rashës. Letra e tyre është një kundërpërgjigje e letrës publike të babait të viktimës, i cili kërkon që të rinjtë të mos manipulohen nga politika dhe se rrëmujat në emër të djalit të tij të ndjerë nuk sjellin drejtësi

Kjo nuk është pranuar nga “Capital Crew”, të cilët me një status publik i kërkojnë babait të Klodjanit se e kuptojnë dhimbjen e tij, por që kjo kauzë është tashmë e gjithë shqiptarëve dhe nuk mundet që ai të ndërhyjë dhe të kërkojë që të ndalen protestat. Madje letrën publike të babait të viktimës, tifozët e skuadrës së Tiranës thonë se ishte sikur t'ia kishte bërë qeveria që nuk fakt nuk po qetëson aspak shqiptarët.

Ky grupim tifozësh, të cilët kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme pjesë e protestave këto ditë, në fakt më shumë njihen për mbështetje të tyre të politikës së opozitës dhe konkretisht Ilir Metës se sa tifozë të futbollit, pasi edhe në stadiume thirrjet e tyre më së shumti janë politike. Ato janë aktivë në zonën e Bllokut dhe afër Presidencës. Kjo të lënë të kuptosh se ato po përdoren nga presidenti Meta për qëllime politike, akuza që më herët janë thënë edhe nga kryeministri Rama se dhuna e të miturve vjen si rezultat i përdorimit të tyre nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Pikërisht falë këtyre lidhjeve të ngushta, ishte dhe një nga arsyet  pse Presidenti Ilir Meta u përfshi në skandalin me dhënien e shtëpisë për 8 orë për futbollistin Cobbina.

LETER BABAIT TE KLODIANIT NGA CC’19 DHE QYTETARET

I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar,

E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale.

Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni !

Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho  prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje.

Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare!

Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit.

Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s'jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime.

E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart.

Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari.

 Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!

Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s'mbetet me thjesht viktime.

Viktima do ishte para ndonje tv duke qare per drejtesi, kurse polici do te dekorohej dhe djali do te ngarkohej me precedent penal te paqene dhe te nenshkruar per nje sufllaqe.

Po jo ne s'te lame te beheshe viktime!

Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e cojm ne vend drejtesin e tij, se edhe ai e do kete!

Rrofte Shqiperia dhe Dashuria per Liri dhe per Atdheun!

Ju perqafojme dhe Zoti ju a lehtesofte dhimbjen.