Protestat për vdekjen e Floyd, Trump: Do nxjerr ushtrinë në rrugë! Plaçkitet Manhattan...Autopsia: Asfiksia, shkaku i vdekjes (VIDEO)

Presidenti Amerikan Donald Trump do mobilizojë ushtrinë dhe të gjitha burimet e mundshme federale kundër protestuesve për të zgjidhur shpejt problemin e protestave për vdekjen e George Floyd, afrikano-amerikan i vrarë nga një oficer policie në Minneapolis.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump u kërkoi me forcë guvernatorëve të shteteve që të marrin kontrollin e rrugëve duke mobilizuar Gardën Kombëtare, përndryshe, siç ai paralajmëroi, “do të nxjerrë në rrugë ushtrinë. Ai nuk i ka kursyer sulmet ndaj guvernatorëve teksa iu drejtua atyre me fjalët, "Ose merrni situatën ose do dukeni idiotë nëse nuk arrestoni demonstruesit dhe ti lini ata në burg për një periudhë të gjatë kohe.

Trump tha se “ushtria do të ndërhyjë shpejt dhe në mënyrë vendimtare edhe në Washington DC".

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar gjithashtu se "Ata që kërcënojnë jetët e pafajshme dhe pronën private do të arrestohen, burgosen dhe ndiqen penalisht ... “Organizatorët e terrorit, anarkistët, grabitësit, kriminelët, rebelët dhe pjestarët e organizatës ANTIFA - tha Trump- do të përballen me dënime të rënda kriminale dhe dënime të gjata me burg."

Presidenti gjithashtu pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, shkoi në këmbë në kishën e afërt Shën Gjon Episkopal, e cila u dëmtua gjatë protestave dhe me bibël në dorë u betua se do të vendosë rregullin.

Trump, dëshiron të përdorë Ligjin e Kryengritjes, një ligj i vitit 1807. Presidenti ka raportuar se ai tashmë ka urdhëruar mobilizimin e "mijëra e mijëra njerëzve të armatosur rëndë, personelit ushtarak dhe oficerëve të zbatimit të ligjit" për të ndaluar dhunën në Washington DC.

Ligji i Kryengritjes i jep Presidentit të Shteteve të Bashkuara fuqinë, në raste të jashtëzakonshme, të mobilizojë ushtrinë federale dhe Gardën Kombëtare për të zëvendësuar detyrat e policisë.

Ndërsa tre ditë më parë autopsia zyrtare e njekësisë ligjore nxorri si shkak të vdekjes së George Floyd sëmundjet e mbartura të zemrës dhe jo vdekjen prej mbytjes, sot autopsia e pavarur e kërkuar nga familjarët e viktimës tregoi se vdekja ishte pasojë e asfiksisë traumatike. Në momentin e arrestimit polici amerikan mbajti për plot 8 minuta gjurin e tij mbi qafën e afrikano amerikanit

"Shkaku i vdekjes për mendimin tim është asfiksia, për shkak të ngjeshjes së gjurit në qafë - e cila ka bllokuar oksigjenin të shkojë në tru”, - tha mjeku i zgjedhur nga familja Floyd që kreu autopsinë.

Sot gjatë mbrëmjes në New York City, mënjëherë pas fjalimit të Trump, lagjet më të famshme në Manhattan, ende të mbyllura prej masave të bllokimit dhe izolimit për shkak të pandemisë, janë sulmuar, vandalizuar dhe plaçkitur nga bastisjet. Banda kryesisht me të rinj kanë shkatërruar më qindra dyqane dhe supermarket duke plaçkitur e vjedhur çdo gjë.

Por duket se situata e orëve të fundit I vjen në ndihmë Presidetit Trump në prag të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe një mundësi për të rikuperuar krizën e tij të rënies së popullaritetit. Fakti që plaçkitjet po ndodhin sidomos në dy fortesat e së majtës, Kalifornia dhe Neë York-u, është një dhuratë shtesë për Donald Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Vdekja e Floyd- Zbulimi i CNN: 'Gjuri në grykë' është përdorur të paktën 428 herë

Nga viti 2012, të paktën 58 vetë kanë humbur ndjenjat pasi janë kapur për fyti nga efektiv policie në Mineapolis.

Ky është zbulimi i rrjetit mediatik CNN që ka analizuar të dhënat e Policisë së qytetit. Nga 428 persona tek të cilët është përdorur një teknikë e ngjashme me atë që u përdor ndaj George Floyd, i cili më pas humbi jetën, 14% kanë humbur ndjenjat.

Kjo do të thotë që procedura, e cila është e ndaluar në pjesën më të madhe të rajoneve të policisë, është përdorur rreth një herë në javë në këtë periudhë. Një tjetër e dhënë tregon se rreth 2/3-at e personave të kapur me forcë ishin me ngjyrë, në një qytet ku kjo bashkësi përbën rreth 19% të popullsisë.

Pas arrestimit, efektivi Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe të dytë. Ai do të dalë para gjykatës gjatë këtij muaji.
Veprimi i tij që mendohet se solli vdekjen e George Floyd, përfshiu Amerikën në protesta të nxehta, prej disa ditësh.

Ora 16:04
SHBA-Vdekja e Floyd, bota e muzikës ndalet në protestë

Protesta në internet për vdekjen e George Floyd, afrikano-amerikan i vrarë gjatë një arrestimi policor në Minneapolis që ka ngritur një valë zemërimi dhe dhune në të gjithë botën, tashmë ka përfshirë edhe botën e muzikës.

Në mesin e artistëve që së pari iu përgjigjën apelit, ishin shumë të famshmit e pop-it dhe rock-ut: Robbie Williams, Radiohead, Eminem dhe Ariana Grande, si dhe Rolling Stones, të cilët kanë shkruar në profilin e tyre në Instagram: "Mick, Keith, Charlie dhe Ronnie janë me të gjithë ata që kundërshtojnë racizmin, dhunën ose fanatizmin".

Edhe shumë kompani prduksioni I janë bashkuar nismës si psh Columbia Records, e cila ka postuar një mesazh në profilin e saj në Instagram: Ne vazhdojmë të jemi me komunitetin e zi, stafin tonë, artistët dhe kolegët në sektorin e muzikës.  

Gjithashtu protestës në internet i janë bashkuar edhe shumë artistë italianë.

Ora 14:49
'Ju lutem, nuk marr dot frymë' - fjalët e fundit të Floyd-it ‘pushtojnë’ qiellin në SHBA (FOTO)

”Ju lutem, nuk marr dot frymë” kjo ka qenë një nga fjalitë e fundit që tha George Floyd-it, afro-amerikani që humbi jetën nën gjurin e policit në Minneapolis-it.

Pikërisht kjo fjali është ngjitur në qiellin e pesë qyteteve të mëdha me ndihmën e një avioni.

Artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.

Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe New York.

Fjalët e fundit të George Floyd-it, janë kthyergjithashtu  në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Vdekja e tij ka sjellë reagime te forta në SHBA, ku kanë shpërthyer protesta të dhunshme.

Ora 14:28
SHBA-Vrasja e Floyd, reagon BE: Të ndalet abuzimi me pushtetin

Në lidhje me protesta dhe kryesisht dhunën që ka shpërthyer në SHBA pas vrasjes së afrikano amerikanit George Floyd nga ana e policisë, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell tha se "Në Evropë ashtu si dhe në SHBA, ne jemi të tmerruar dhe të tronditur nga vrasja e George Floyd", "një abuzim i pushtetit që duhet të luftohet në SHBA dhe gjetkë".

Josep Borrell tha se "Të gjitha shoqëritë duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj përdorimit të tepërt të forcës dhe të respektojnë të drejtat e njeriut".

Në lidhje me ngjarjet ka reaguar gjithashtu edhe Gjermania. Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se "protestat duhet të jenë paqësore, shpresoj të mos vazhdojë dhuna dhe bastisjet”

Ora 10:11
SHBA/Protestat për vdekjen e Floyd, 4 oficerë policie qëllohen me armë

Përshkallëzohet dhuna në protestat që ka pushtuar qytetet kryesore amerikane për vrasjen e afroamerikanit George Floyd. Në incidentin më të fundit raportohen se 4 oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që u mbajt në qytetin e St.Louis.

Sipas departamentit të policisë së këtij qytetit, 4 oficerët e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve.

Vdekja e afroamerikanit Goerge Floyd ka shkaktuar një zemërim mbarëkombëtar në SHBA për dhunën e ushtruar nga policia. 46 vjeçari humbi jetën gjatë arrestimit nga policia e Minneapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false 20 dollarësh në një dyqan.

Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Ndërsa një tjetër incident u shënua në Buffalo, ku dy oficerë policie u goditën nga një makinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 02/06/2020 14:17

    Kjo ashte demokracija. Si ke mu marr veshe me nje polull si ne 3 vete 2 jan te drogum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë