Protestat/ Reagon Avokati i Popullit: Janë shoqëruar të mitur dhe janë shkelur rregullat nga policia
Protesta e mbrëmshme në Tiranë
Pas protestave të zhvilluara dy ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ku pas dhunës së ushtruar policia ka shoqëruar disa persona, ka ardhur edhe një reagim nga Avokati i Popullit.
Seksioni mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në këtë institucion shprehet se është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.
Sipas Avokatit të Popullit kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.
"Fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave. Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.
Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuandrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve", thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Arrestohet në Athinë i shumëkërkuari Jani Aliaj! U dënua me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiços në ish-Bllok më 2016! Nëntë vite në arrati
3 Janar, 10:57
-
Ndërrimi i viteve, shefi i Rendit Publik për Report Tv: Prani të shtuar të efektivëve në sheshe, qendra tregtare dhe banka! Patrullim dhe në lokalet ku do të bëhen festime
31 Dhjetor 2024, 14:40
-
Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
31 Dhjetor 2024, 12:26
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat
30 Dhjetor 2024, 10:13
Av.i popullit ka te drejte t'i mbroje.Jane arrestuar<<Colet debatikas>>te Sales e Metes.Ata s'bene vandalizem,por <<heroizma>>.Nje pyetje kam,kjo Balanca te perjetshem e ka postin,apo mandati I saj ka skadence?
PërgjigjuPer mendimin tim prindit e ketyre adolishenteve duhet te arrestohen ,ose femijet e tyre ti marrin institucionet per 6 muaj pa drejt takimi qe heren tjeter te zene mend keto prind te pa pergjegjshem.
PërgjigjuA mund te me tregosh si duhet te veprohet me keto adoleshenta qe jane ato qe demin mete madh po e bojne ato u lavire e Saliut.
PërgjigjuAvokatja e Bashës,thuaj!..aq më keq që Bashic-i i Udb-së Serbe,rekruton minorenë, për djegie e shkatërrim
PërgjigjuNuk mund te bazohesh ne theniet e portaleve moj zonje e nderuar por ne fakte e prova se je dhe juriste.e te miturit skane vend e te drejt per te qene ne protesta sepse i ndalon ligji dhe vet fjala i Mitur.
PërgjigjuAvokati i leshit. Kush do ti paguaj demet dhe shkaterrimet qe behen,apo vari leshte se ka budallenj Shqiperia sa te duash qe punojne nate e dite qe te paguajne demet e maskarenjeve qe duan te bejne vetgjyqesi.
PërgjigjuJo vetem të miturit por edhe prinderit e tyre që kane kaq femije të mire. I mituri mund të vrase vjedhe etj dhe çfare do të thote kjo që nuk mund ti denosh?
PërgjigjuNese je avokat i popullit bazou ne prova dhe fakte dhe jo te propagandish leyrat qe shkruhen ne SHQUP.Vandalet digjen dhe shkaterruan Tiranen cfar mendoni ju? Bazou be ligj dhe jo ne thashatheme politike
Përgjigju