Muzikë për demokraci, të protestosh duke krijuar muzikë kjo është mënyra sesi kundërshtarët e presidentit të përkohshëm Michel Temer në Brazil zgjodhën të shprehin pakënaqësitë e tyre.
Çdo ditë njerëzit po përdorin forma të ndryshme për të protestuar përfshirë këtu edhe organizimin e koncerteve të muzikës së dhomës për interpretimin e pjesës muzikore Carmina Burana.
Bandat muzikore luajnë në ambientet e Ministrisë së Kulturës e jo vetëm ndërsa më shumë se 3000 njerëz vijojnë të protestojnë me pankarta në duar.
Pas shkarkimit të presidentes Dilma Raussef e akuzuar për shpërdorim detyre mbështetësit e konsiderojnë rrëzimin e saj një grusht Shtetit.
Ndërsa qeverinë e përkohshme të Temer e konsiderojnë të paligjshme. Mesa duket Brazili ende nuk po gjen qetësi.
Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com