Protestë në Kavajë, PD: Etërit
kanë rilindur për të na marrë peng

Protestë në Kavajë, PD: Etërit<br />kanë rilindur për të na marrë peng
26 vite pas demonstratës së parë antikomuniste në Kavajë, PD ka organizuar sot një protestë.

Sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji u shpreh se “Kavaja, si gjithë Shqipëria, sheh edhe njëherë si atëherë, me sytë nga deti, për të ikur nga sytë këmbët nga ky qytet dhe ky vend”.

“Kavaja, si gjithë Shqipëria, e mat me xhep mirëqënien dhe jo me propagandë qeveritare ku, edhe njëherë si atëherë, jemi kthyer në zili për armiqtë dhe shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut. Shihni anash jush, apo kujtoni një familjar a të afërm që është i papunë; merr ushqimet apo bukën me listë; nuk e paguan dot shkollën e fëmijëve; nuk ka lekë për ilacet, por edhe kur i ka i merr të skaduara. Pse, a kjo është Rilindja? Etërit, me sa duket, kanë rilindur për të na marrë peng edhe njëherë”, deklaroi Salianji.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se edhe pas 26 vitesh demokratët dhe shqiptarët përballen sërish me një regjim oligarkik e kriminal që duhet rrëzuar një orë e më parë.

"Kur erdha pashë një slogan: 26 Marsi dita e Kavajës. Kjo datë nuk është thjeshtë dita e Kavajës, por është dita e gjithë shqiptarëve, sepse këtu filloi përmbysja e diktaturës që kishte nënshtruar për 50 vjet një popull që kishte vuajtur varfërinë, vrasjet, burgjet, vraste e një diktature. Për fat të keq, pas kaq kohësh, kur ju dhe ne arritëm të fitonim lirinë dhe demokracinë, sot na duhet fatkeqësisht edhe njëherë të përballemi me të njëjtën situate”, tha Paloka.

Ndërkohë, kryetari i PD-së në Kavajë, Engjëll Cara ftoi qytetarët e Kavajës për të protestuar sërish kundër “kësaj diktature të re”.

“Në Kavajë, fatkeqësisht, sot nuk është ditë feste, por ditë proteste. Do të protestojmë edhe për 26 Marsin, për harresën që po i bëjnë. Por thonë: "Kush harron historinë e tij do të duhet ta ripërsëris atë", deklaroi Cara.

Redaksia online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin