Dhjetëra banorë protestuan paraditen e sotme kundër shkrirjes së Bashkisë së Patosit dhe bashkimit të saj me Fierin.
Sipas tyre, Patosi ka konsoliduar prej vitesh identitetin e tij si “qyteti i naftëtarëve”, ndërsa performanca e bashkisë renditet ndër më të mirat në vend.
Rreth 200 naftëtarë kanë humbur jetën në industrinë e naftës, thanë protestuesit, të cilët kërkuan që në qendër të qytetit të vendoset edhe busti i një naftëtari.
Ashtu si në protestat e mëparshme, banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, ndërsa theksuan se duan të jenë pjesë e një procesi të gjerë konsultimi për reformën territoriale.
Ata bënë thirrje për mobilizim më të madh në mbrojtje të asaj që e cilësojnë si “kauzë identiteti”.










Komente
Komento