Protestë në PS për mandatin e
Ramës, Ndocaj: 1 mln shuplaka

Protestë në PS për mandatin e<br />Ramës, Ndocaj: 1 mln shuplaka
TIRANË - E hëna mesa duket ka qenë një ditë protestash në të gjithë Tiranën. Edhe PS nuk i ka shpëtuar këtij trendi që përfshiu kryeqytetin. Një grup protestuesish, të kryesuar nga Shkëlqim Meta, që deklaronin se ishin anëtarë të vjetër të PS me pankarta në duar, kërkonin zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar partie. 

I vetmi që ndali me ta ishte deputeti Eduard Ndocaj i cili u tregua kritik ndaj liderit të partisë dhe dhunës së ushtruar tek liqeni.
 
 "Ne hahemi me njerëzit tonë atje, më jep votën këtu, kur sot ç’ma kërkon votën thotë ai. Unë dëgjova një deklaratë të kryeministrit që tha do marrim më tepër se 1 milion vota. Në këtë rrugë që është kjo qeveri do marrim më tepër se 1 milion shuplaka, jo vota. Po ishte e turpshme dhe ajo që ndodhi te liqeni ku një polic godet një grua dhe kryeministri sikur e kishte pik të dobët gjininë femërore", - u shpreh Ndocaj.
 
 Protestuesit u larguan menjëherë sapo përfundoi mbledhja e grupit parlamentar, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve preferuan të hynin në seli nga dera tjetër për të shmangur një përballje me ta.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime