Protesta e katërt në Thumanë-Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Përplasje me policinë

Fushe Kruje - Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme në aksin Thumanë-Kashar pasi sipas tyre kjo rrugë e re është e paaksesueshme për ta dhe bizneset e tyre. Ndërkohë banorët kanë pasur përplasje me policinë të cilët kanë qenë në numër të shumtë në këtë aks ditën e sotme.

Protestuesit kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada për zonat e tyre, shtëpitrë dhe bzineset e tyre. Sot kanë bllokuar të dyja anët e autostradës Thumanë Kashar.

'Se si e ka pre rrugën ky, e ka nxjerrë Krujën jashtë harte, e di kryeministri!  Të mbyllet kjo rrugë ekzsituese. Janë të gjithë ata banorë që nuk kanë nga të hyjnë apo dalin. Ose do shkojnë  deri në Kashar që të dalin. Të mbyllet në këtë mënyrë nuk e di si i ka bërë llogaritë. I bie të na ndaj me autostradën. Ose të na japi zgjidhje, të sjelli një përfaqësues çfarë do bëhet me zonën tonë. Kaq duam ne. Edhe ne nuk do i ndërpresim protestat.

Kemi biznes, por varja, por për popullin. Se ne do ikim diku. Kemi kaq vjet tu punu.  Të sjelli një përfaqësues. Një kryetar bashkie ose deputet. Jo vetëm një herë në 4 vjet për zgjedhje. Ose ky do të bëjë problem këtu, me vendos traun për jug veri. Edhe atë e bëjmë. S’duam të shkojmë deri atje', tha njëri prej protestuesve për mikrofonin e Report Tv.

Dy prej protestuesve janë gjakosur gjatë përplasjes me forcat e policisë, ndërsa njëri prej tyre shprehet për Report Tv se u qëllua nga një prej efektivëve të Shqiponjave.

'Si të gjithë protestuesit u mundova më hy te rruga. Një punonjës i Shqiponjave më goditi me stil që të mos diktohet. Dhe unë përsëri tentova me hy. I bëj thirrje të gjithëve nga veriu nga Vermoshi deri tek Casa Italia të gjithë popullit shqiptar. Kështu po e bën gjithkund me terror. Të ikim krejt më mirë ta lëmë vendin tonë. I bëj thirrje, ne duam rrugën, nuk duam gjë tjetër. Këta punë e lek nuk të japin, të japin vetëm shkelma', tha ai.

Në këtë protestë ishin pjesëmarrës edhe deputetë të Partisë Demokratike si Andia Uliri apo Merita Bakiu. Banorët shprehen se nuk do të dorzëohen por do të dalin sërish në protestë për kërkesat e tyre dhe mendohet se të hënën do të jetë protesta e radhës.

Pas protestës, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht dhe autostrada u kthye në normalitet.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut