Një protestë simbolike kundër ekzekutimeve të ISIS shokoi mbarë opinionin publik, pasi vrullshëm u përhap në mediat ndërkombëtare si një mesazh i ri kërcënues i grupit terrorist. Disa fëmijë sirianë të mbyllur në një kafaz të hekurt ndërsa dikush pranë tyre, mban një pishtar të ndezur. Një foto e kësaj proteste simbolike me qëllimin për të tërhequr vëmendjen e botës për gjakderdhjen në Siri, u shfrytëzua nga një person i dyshuar si militant i ISIS, për ta shpërndarë në Twitter si një kërcënim të frikshëm, atë të djegies për së gjalli të fëmijëve në kafaz. Fëmijët të veshur me të njëjtin kostum portokalli si të gjithë pengjet e viktimat e mëparshme të ekzekutimeve makabre të ISIS e bënë kërcënimin akoma më të besueshëm.
 
Poshtë fotos shtrohet pyetja: A është zëri i këtyre fëmijëve që do të flasë për këtë botë të heshtur?! Ky mesazh është pjesë e protestës dhe fushatës sensibilizuese për tërheqjen e vëmendjes për situatën shkatërruese në Siri, për t’i kujtuar botës gjakun dhe viktimat e pafajshme të shkaktuara nga bombat dhe raketat e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA. Fëmijët brenda në kafaz mbajnë në duar banera kundër forcave të presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad, në qytetin Douma, pranë Damaskut.
 
Mbrëmjen e së dielës një video e publikuar nga terroristët e ISIS shokoi mbarë opinionin publik, teksa në mënyrë makabre iu pre koka 21 egjiptianëve të marrë peng në Libi, të gjithë të krishterë. Grupi terrorist ISIS kërkon të shpallë shtetit islamik.

isis femije

isis femije

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)