Protestë te ministria: Na hoqën
ndihmën. Xhaçka:Veliaj punë efikase

Protestë te ministria: Na hoqën<br />ndihmën. Xhaçka:Veliaj punë efikase
TIRANE - Përjashtimi nga ndihma ekonomike e qytetarëve në njësitë bashkiake në kryeqytet, është ngritur kësaj radhe si shqetësim nga qytetarët të cilët ishin para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Koordinatori i Partisë Demokratike Akil Kraja i bëri thirrje ministrit Veliaj të reflektojë për këtë situatë. Pas këtyre deklaratave ka reaguar Partia Socialiste që përmes deputetes Olta Xhacka tha se puna e ministrit këto dy vjet ka qenë efikase.

Qytetarët: Ministri na hoqi ndihmën ekonomike
U është hequr e drejta e ndihmës ekonomike, si e vetmja mbështetje që shteti u jep për familjet e tyre të varfra, e sot ishin para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisië për t’i kërkuar ministrit Veliaj të japë shpjegime për këtë situatë. Qytetarët thonë se prej disa muajsh nuk e marrin më këtë mbështetje nga shteti.

“Unë quhem Rajmonda Morava, jam e njësisë nr. 4. Na thonë hajde aplikoni, shkojmë aplikojmë . Në fund të muajit thonë do merrni përgjigjen, e merrni apo nuk e merrni asistencën. Shkojmë në Bankë thonë nuk e kemi neve por e ka njësia numër 4. Se çështë kjo punë nuk e di. Unë kam tre muaj që nuk e mar asistencën. Hajde sot e hajde nesër, tallen me ne këta? Ne mezi e presim atë asistencë, sikur çfarë po na japin, 40.000 lekë të vjetra. Çfarë do bëj me atë asistencën, të paguaj drita a ujë, që na kërkon dhe kryeministri të paguajmë dritate ujin? Prandaj I bëj thirrje qeverisë të na ndihmojë, mos na I ndërpresi se atë asistencë kemi, nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Burrin pa punë, vetë pa punë”, u shpreh një qytetare në nevojë.

“Përshëndetje, jam një e përndjekur politike. Prej qershorit unë nuk marrë asistencë, se për çfarë më penalizuan nuk e di. Jam e ardhur nga Bulqiza, me asistencë , me pashaportizim, me vite pune edhe që në qershor 2014 sa fituan këta të rinjtë, unë kur shkoj të marr asistencën nuk marr asistencë. Ulem para nënpunëses , aplikoj me pastërtinë time si qytetare dhe më tha që nuk e meriton.  Banoj me gocën time, fëmijët e mi s’kanë të hanë bukë e jo më të më japin mua.  I kërkoj ministrit Veliaj që të më japë të drejtën time se s’kam lënë institucion pa shkuar”, tha një kryefamiljare.

proteste te veliaj ndihma ekonomike

“Jam kryefamiljar , jemi 5 veta në familje dhe kam 8 muaj që s’marr ndihmë ekonomike. Se si është kjo punë nuk e di. Hajde apliko sot, hajde apliko nesër . Kamshkuar aty por tani nuk e di se çfarë do bëhet.  Nëqoftëse s’janë të zotë të na japing ndihmë ekonomike, na gjeni punë të shkojmë të punojmë te mbajmë fëmijët. Ai Erjon Veliaj mos të shohë ato tavernat ato qefet e veta por të shohi hallet e popullit me gjithë kryeministrin që thotë paguaj drita e paguaj ujë se nuk kemi me çfarë ti paguajmë. Të na gjejnë punë, të na japin ndihmë ekonomike që ti paguajmë edhe ne. Që nesër mos vijë të më fusë në burg ai e ti lë fëmijet rrugëve”,
u shpreh një tjetër.

Koordinatori i Partisë Demokratike Akil Kraja tha se kjo situatë është tejet e vështirë për qytetarët dhe i bëri apel ministrit të dëgjojë zërin e qytetarëve.
 
"Është një rrëfim që fatkeqësisht dëgjohet anëembanë Shqipërisë dhe që dëshmon më së miri nevojën për të zbritur nga qielli i propagandës dhe me këmbë në tokë për të dëgjuar njerëzit, për t’I shërbyer qytetarve të cilët kur janë të varfër kanë nevojë për ndihmë  kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe jo për t’I trembut me llojë llojë politikash propagandistike, reforma të cilat nuk kuptohen . Reforma të cilat janë të keqadministruara apo akoma më keq të cilat as nuk transmetohen siç duhen teik këto familje në nevojë. Përgjigje nuk ka, reforma diku është . Këto njerëz presin ndihmën sociale për të mos I vendosur në një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Sot një dëshmi, por si keto jane mijera te tjera te një situate qe eshte anembane  Shqipërise situate kritike për familjet shqiptare”, tha Kraja.

PS, Xhaçka: Puna e ministrit Veliaj efikase për qytetarët
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Partia Socialiste. Deputetja Olta Xhakça i konsideroi të papranueshme këto qëndrime pasi sipas saj puna e ministrit Veliaj është e dukshme me reforma konkrete.

Xhaçka: Basha e shkatërroi Tiranën s'do besohen premtimet e Kosovës
“E kuptojmë hallin e Partisë Demokratike dhe të kandidatit Halim Kosova në këtë fushatë”. Më këtë fjali e ka nisur deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka deklaratën për mediat ku ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk ka bërë asgjë për Tiranën në gjithë këto vite. Në vazhdën e kësaj ajo ka thënë se edhe premtimet që do të bëjë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 21 qershorit, Halim Kosova nuk do të meret për bazë nga qytetarët sepse çdo premtim i tyre llogaritet si një dështim i Bashës.

Sipas saj, në ndërtimin e rrugëve, ndriçimin, hapësirat e gjelbërta, transportin publik, Lulzim Basha  ka dështuar plotësisht.  

Deklaratë për media e deputetes së PS, Olta Xhaçka:
E kuptojmë hallin e Partisë Demokratike dhe të kandidatit Halim Kosova në këtë fushatë
As PD e as Halim Kosova nuk flasin dot për Tiranën. Nuk premtojnë dot asgjë për qytetarët pasi çdo premtim i tyre llogaritet si dështim i Lulzim Bashës.
Nuk flasin dot për rrugët me gropa, pasi i ka lënë Luli në këtë derexhe. Nuk flasin dot për rrugët e rrugicat pa ndriçim, sepse sigurisht edhe kjo është punë e Lulit. Nuk flasin dot as për hapësirat e gjelbra e as për transportin publik, pasi qytetarëve u kujtohet trami i famshëm i Lulit. Dhe, sigurisht, nuk flasin dot as për dështimin e Bashkisë Tiranë për të trajtuar me ndihmë ekonomike familjet në nevojë apo për banesat sociale që i gjetën gati dhe ishin aq të paaftë sa nuk arritën as t’i shpërndajnë në 4 vjet.
Prandaj, e vetmja zgjidhje që kanë është të shpifin përditë për Erion Veliaj dhe punën e tij të shkëlqyer si ministër i mirëqenies sociale.
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar