Protestoi 2 vjet më parë, Policia
arreston sot aktivistin e Vetëvendosjes

Protestoi 2 vjet më parë, Policia<br />arreston sot aktivistin e Vetëvendosjes
Egzon Azemi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në banesën e tij.

VV njofton se arsyeja e arrestimit të Azemit lidhet me një protestë të mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Ky i fundit sipas VV-së, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën, por vazhdon të jetë në detyrë.

Kurse aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”, mbyllet njoftimi. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor