Protestoi kundër luftës në televizionin shtetëror rus, gazeta gjermane punëson gazetaren ruse

Protestoi kundër luftës në televizionin shtetëror rus, gazeta gjermane punëson gazetaren ruse

Marina Ovsyannikova

Gazeta gjermane Die Welt ka deklaruar se ka punësuar Marina Ovsyannikova, gazetaren ruse që protestoi kundër pushtimit rus të Ukrainës, gjatë transmetimit të lajmeve në televizionin shtetëror.

Ovsyannikova, 43 vjeç, "tani është një korrespondente e pavarur për Die Welt, duke raportuar nga Ukraina dhe Rusia", tha gazeta në një deklaratë.

Ajo do të shkruajë për gazetën si dhe do të jetë një bashkëpunëtore e rregullt në kanalin televiziv të lajmeve tw Die Welt.

Ovsyannikova, një redaktore në televizionin rus Channel One, doli në edicionin e lajmeve të mbrëmjes duke mbajtur një poster që lexonte "No War" në anglisht.

Ishte një ngjarje shumë e pazakontë në Rusi, ku media shtetërore kontrollohet rreptësisht.

Pas protestës së saj, ajo u ndalua dhe u mor në pyetje për 14 orë përpara se të lirohej dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 30,000 rubla (256 €).

Megjithatë, ajo mund të përballet me ndjekje të mëtejshme, duke rrezikuar vite burg sipas ligjeve të reja të Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve