Shumë njerëz dolën në sheshe për të protestuar, kundër Presidentit Trump në lidhje me nominimin e Bret Kavanaugh për Gjykatën Supreme. Pikërisht për këtë protest shumë prej tyre u vunë në pranga. Mes tyre ishte edhe modelja e njohur Emily Ratajkowski.
“Respektoni ekzistencën e femrës ose përballuni me rezistencën e saj,”- shkruhej në pankartën që mbante Ratajkowski. Lajmin e arrestimit e ka bërë të ditur vetë modelja e cila ka postuar një sattus në rrjetet sociale pas lirimit.
Postim i bërë nga modelja Emily Ratajkowski
“Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulme seksuale,”- shkruan ajo. Protestuesit nuk mund të pranojnë kurrësesi që Bret Kavanaugh, një person i akuzuar për sulm seksual të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë.