Protestojnë artistët: Shteti
të përgjigjet për veprat e Mios

Protestojnë artistët: Shteti <br />të përgjigjet për veprat e Mios
Zhdukja e 30 veprave të piktorit të famshëm shqiptar Vangjush Mio në mënyrë misterioze nga Galeria "Guri Madhi" së bashku me 30 piktura të tjera, ka ngjallur dje reagim të madh nga të gjithë krijuesit. Piktorë e skulptorë të njohur kanë ngritur zërin dhe duan të dinë si u vodhën veprat. Veprat kanë qenë pjesë e fondit të madh prej 700 veprash arti që zotëron galeria "Guri Madhi" në Korçë dhe artistët kanë qenë të shqetësuar, jo vetëm për faktin se 30 prej tyre i përkasin penelit të piktorit të madh Vangjush Mio, por edhe për se kjo është humbja e dytë me rreth 30 vepra, pasi shumë vite më parë atij i kanë vjedhur në shtëpinë muze edhe 20 vepra të tjera. Ata shprehen të shqetësuar për misterin e humbjes sepse ato mendohej se ishin në një fond apo magazinë, të cilës nuk i janë hapur me forcë as mure dhe as dritare dhe dyer. Këto konstatime i bëjnë Zuzana Vravarica Kuka, kritike arti në Galerinë Kombëtare të Artve në Tiranë dhe piktori dhe koleksionisti Arben Golemi dhe të tjerë. Gjithashtu artistët e njohur si skulptori Thoma Thomai dhe piktori dhe restauratori Hasan Nallbani kanë dënuar këtë papërgjeshmëri të madhe të shtetit ndaj vjedhjes makabre të veprës së Vangjsush Mios. Ata bëjën thirrje të gjenden veprat. Shteti të veprojë dhe të mbajë përgjegjësi për to.

Thoma Thomai: SHteti të kërkojë veprat
"Galeria e Mihos ishte një pikë reference në Korçë dhe unë personalisht kur shkoja kisha qejf ta shihja dhe të të bënte një përshtypje të mirë. Ishte një referencë kulture. Shkonin rregullisht dhe kur dëgjova lajmin në televizion më erdhi turp si mund të ndodhin këto fenomene", thotë skulptori i njohur Thoma Thomai. "Nuk është Miho vetëm i Korçës, është i gjithë Shqipërisë. Këta janë artistët që e ngritën artin në nivele profesionale të niveleve ballkanike evropiane të mirëfilltë", shprehet ai për "Shqiptarja.com". Edhe pse shprehet se nga pikëpamja administrative shumë gjëra nuk i kupton, artisti Thomai pohon se "një shkujdesje të tillë nuk e pranoj kurrë". Të heq dorë shteti qendror të heq dorë fare për këto punë, unë nuk e kuptoj këtë histori. Po na thuhet si atëherë kur u vodh vepra e Gllavenicës që "e ka bashkia le ta gjejë". Miho ka vendin e vet ne majën e kulturës shqiptare. Ai, Paskali, Buza, ngritën dhe sollën artin profesionist në Shqipëri. "
Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka ndodhur. Kjo vjedhje masive është djall e mister. Është dëgjuar të vidhet një vizatim një pikturë, por 30 e 60 vepra, këtu ka një gjë që nuk shkon. Është përgjegjësi e madhe, që shtetit tonë i duhet ta kërkojë ku është", përfundoi Thomai.

Suzana Varvarica Kuka
Mios po i bëj monografinë. Të gjenden veprat

Cili është vendi i veprës së Vangjush Mios në pikturën shqiptare?
-Fillimisht ju vë në dijeni se kam rreth një vit që po punoj për të përmbledhur jetën dhe krijimtarinë e Vangjush Mios në një monografi të ilustruar me imazhet e veprave dhe fotografi faktike dhe historike nga jeta e tij. Gjatë punës kërkimore mbi fenomenin Vangjush Mio kam zbuluar shumë detaje, të cilat i japin personalitetit të tij vlerë të meritueshme në historinë e artit shqiptar. Këto detaje janë themeli e qëndrueshme, ku ndërtohet e gjithë godina e krijimtarisë së Mios. Kjo godinë është shkolla e parë e pikturës shqiptare të peizazhit realist në kulturën figurative. Piktura e Mios ruhet në të dhe ajo i jep çdo nxënësi fillestar në pikturë dhe çdo artdashësi atmosferën e njohurive bazike, teknike dhe shprehëse të artit figurativ që u zhvillua individualisht prej piktorit në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX në Shqipëri. Pra vendi i tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kulturën shqiptare.

Keni dëgjuar për vjedhjen e 30 veprave te tij.
-Po kam dëgjuar dhe jam prononcuar. Isha dhe jam e interesuar që të dija edhe më shumë rreth këtij akti, i cili siç po tregohet ka shumë mister, që natyrisht kërkon nga organet e specializuara hetimore ta marrin seriozisht. Dhe le të shpresojmë për këtë.


Çfarë reagimi keni si njohëse e veprave të këtij autori.
Tashmë me vjedhjen e veprave të Mios jemi njohur që në vitin 1994, kur u vodhën për herë të parë 21 vepra në Shtëpinë Muze në Korçë. Kjo është humbja e dytë me rreth 30 vepra, që deklarohen se nuk ndodhen në një fond apo magazinë, të cilës nuk i janë hapur as mure dhe as dritare dhe dyer. Kjo është njëkohësisht për të qarë dhe për të qeshur. Po i jap të drejtën vetes të them se është një histori që fundi do të jetë i kënaqshëm, që do të thotë që veprat të të gjenden .

Çfarë humbje do të jetë për historinë e artit shqiptar?
-Natyrisht që është humbje fizike shumë e madhe për galerinë që i kishte nën mbrojtje. Kjo do t'i sjell kësaj galerie një emër të keq, e cila nuk ishte e zonja të ruante autorin më të madh të qytetit të vet. Më pas kjo galeri nuk do ketë mundësi më të organizojë ekspozita dhe veprimtari edukuese rreth artit dhe jetës së këtij artisti, i cili në vitet '20-'30 i ndryshoi atij dhe publikut të Korçës konceptet mbi pikturën, duke e mësuar atë të shikonte bukurinë e vendit të vet përmes pasqyrimit figurativ, i cili kishte një vlerë profesionale dhe cilësore. Në këtë rast historia e artit shqiptar nuk humb asgjë, pasi vepra e Mios njihet dhe askush nuk i heq të drejtën asaj për të qenë e vlerësuar si një vepër ekselente e Mios, e historisë akademike shqiptare, e drejtimit realist dhe e shprehive teknike impresioniste të piktorit. Humbja është fizike pse tashmë kjo vlerë nuk është fizikisht në galerinë e artit të Korçës, pasi ai që i ka vjedhur nuk mund t'i vjedhë vlerën artistike. ai ka vjedhur fizikisht 30 vepra, të cilat do të bëhen pronë e dikujt tjetër. Dëmi është gjithmonë në lidhje me sistemin e trashëgimisë kulturore kombëtare, i cili në këtë rast tregon se nuk është në lartësinë e duhur, madje ka dështuar plotësisht si në aspektin ligjor ashtu dhe në aspektin e kontrollit. Gjjithësesi unë mendoj se shteti e kap lepurin me qerre dhe po qe se do të skërmisë dhëmbët e tij të drejtësisë dhe ligjit mund të arrij t’i rikthejë ato vepra në shtëpinë e kombit, që është në këtë rast Galeria e Artit në Korçë.

Hasan Nallbani
Duhet një ligj që të mbrojë veprat e artit

Si e keni përjetuar vjedhjen e veprave të Vangjush Mihos?
-Ky fenomen ekziston jo vetëm këtu tek ne, por edhe jashtë vidhen vepra e pastaj kërkohen e gjenden. Kjo është një humbje e madhe se bëhet fjalë për një seri veprash arti. Fakti është se nuk ka pasur një sulm vandal, një vjedhje nga stendat e ekspozuara.

Ato kanë dalë si vjedhje pas një nga inventari. Ishin të magazinuara?
-Ah nga inventari, kanë dalë, po kjo është shumë serioze. Është një pakujdesi e madhe dhe mungesë vëmendje për Mihon. Duhet një status për veprat e artit, për muzeumet, që ndiqen nga një varg rregullash, konservim, ruajtje, restaurim. Kjo është një pakujdesi e madhe që një inventar i tillë nuk ka qenë evident dhe kanë lënë të ndodhin këto gjëra. Si ka mundësi që tani rezulton që këto janë marrë. Duhet një status për veprat e artit. Si duhet të bëjnë kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes së tyre. Duhet një rregull, duhet një ligj që t’i mbrojë

E kanë veprat e Mios statusin vepra arti?
-E kanë. Nuk vihet në diskutim. Problemi është se çfarë bëhet për ruajtjen e veprave me këtë lloj statusi, nëse nuk administrohen nga institucioni që është Ministria e Kultuës dhe Galeria Kombëtare statusin e përgjegjësinë e mbrojtjes do ta ketë ai që thotë se i kam marrë. Këtu duket se nuk ka një rregull.

Ministria nuk i kam në varësi thotë?
Po sigurisht nëse nuk administrohen nga MKRS privatit duhet t’i kërkohet përgjegjësia që i disponon.

Si do bëhet më vonë me veprat tuaja. Ju vetë jeni një nga piktorët e traditës?
Ah, nëse është kështu nuk dihet se çdo bëhet, unë kam detyrë tt;I ruajë sa jam gjallë. Por se ccdo të bëhet me këto varet nga ndërgjegjia dhe përgjegjësi e atyre që marrin përsipër të punojnë për artin dhe veprat e artit. Këtu nuk ka institucione që merren me regjistrimin dhe mbrojtjen veçantë ligjore. Një pjesë kane qenë te shtëpia dikur.

Janë vjedhur shumë vite më parë 20 vepra atje?
Ah janë vjedhur ehde më përpara. Ç’më thua. Janë të djallëzuar e dinë se ç’vlerë kanë. Kjo është një humbje e madhe.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale