Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në të gjithë botën më 1 maj ka manifestime të punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Ndërsa në Shqipëri kryesisht 1 maji kalohet me festime si një ditë pushimi.

Ndërsa në qytetin e Fierit, ka “protesta”, është dikush që proteston i vetëm dhe i heshtur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë, oooo i gjatë” shkruhet në pankartën që qytetari nga Fieri mban në dorë në rreth rrotullimin në qendër të qytetit.

fier o igjate2_001.jpg" style="height:463px; width:780px" />