Protestuan kundër Teatrit, dy artistët në Kuvendin e PD-së, Veliajt i del fjala
Aktorët Edmond Budina dhe Taulanta Jupi
Ajo që ishte artikuluar në media se protesta e aktorëve të Sindikatës së Artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër një godine të re të teatrit ka prapavijë të qartë politike të lidhur me PD, është vërtetuar sot më së miri. Dy prej organizatorëve kryesorë të kësaj proteste, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi janë nga sot zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike, me ftesë të kryetarit të saj Lulzim Basha.Ata mbajtën edhe një fjalë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, organin më lartë vendimmarrës të kësaj force politike.
Në prapaskenë, selia blu dhe Lulzim Basha do të nxisnin dhe do të koordinonin protestën e aktorëve. Siç duket edhe në këtë foto, Lulzim Basha do të mblidhte në qershor në një nga kafenetë e kryeqytetit aktorët Kastriot Çipi, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi.

Lulzim Basha në një nga kafenetë e kryeqytetit me aktorët Kastriot Çipi, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi
Ndërkohë pak ditë më pas, gjatë një dëgjese me artistë dhe arkitektë organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, u zbuluan disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendonin se ishin të pavarur, merrnin urdhra direkt nga zyrtarë të PD, lidhur me kohën se kur duhet të flisnin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë. Taulanta Jupi, e cila njihet edhe si një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, dërgonte urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhynin dhe të merrnin nën kontroll situatën dhe të prishnin dëgjesën.

Moment nga shkëmbimi i mesazheve midis Taulanta Jupit dhe Mirela Jorgos
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.3%
-
Jo
72.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1474
Lajme të tjera
-
Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët
24 Shtator, 14:32
-
Mbyll siparin Edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, Veliaj: Traditë e Tiranës
24 Shtator, 11:22
-
Skulptura e Adi Dules në sheshin “Bukureshti”, Veliaj: Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë
23 Shtator, 18:52
-
McGonigal i shpjeguar në një foto!
23 Shtator, 17:42
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli
23 Shtator, 08:04
-
Mero Baze: Socialistët duhet të konfirmojnë qëndrimet e SHBA për Berishën
22 Shtator, 18:22
-
Propozimet e PD-së për ‘Zgjedhoren’, Kthupi: S’bashkojmë votat me Rithemelimin, grupet e tjera e kanë derën e hapur
22 Shtator, 17:52
-
PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve
22 Shtator, 15:41
-
‘Kujdes lidhjet me non gratat’, Berisha për thirrjen e SHBA: Tha se nuk ndërhyn në punët e PD-së
22 Shtator, 15:41
-
Basha takon banorët e pronarë të bizneseve të vogla në Sauk: Biseduam për situatën ekonomike
22 Shtator, 15:02
-
Sherrnaja dhe kulla mes Tiranës
22 Shtator, 12:31