Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët e huaj se nuk ka projekt për Zvërnecin, një prej protestuesve në tubimin e sotëm i kërkoi kreut të qeverisë shpjegime se si mund të kryhet vlerësimi mjedisor në Zvërnec pa pasur më parë një projekt konkret. Ai gjithashtu e cilësoi kurth çdo thirrje të Ramës për negociata. 

‘Si mund të bëhet kjo? Ai kërkoi që ne të zgjidhnim 20 që të negocionim me të. Ky është kurthi i tij. Nuk ka negociata. Si mund të negociojmë ne me dikë që negocion pas shpinës sonë nën hijet e godinave të pushtetit? 2 fjalë edhe për mediat: ekspertët e mjedisit po përballen me deputetë e analistë injorantë që s’kanë njohur mjedisore. Nuk ka asnjë ekspert mjedisi që mund të jetë pro këtyre zhvillimeve. Le t’i japim besën Vjosë-Nartës dhe të mos e lëmë në baltë. Kryeministri Rama anulo projektin, dorëhiqu se gënjeshtrave të tua u erdhi fundi” tha ai


Lajmi kryesor:

Protesta për Zvërnecin, qytetarët thirrje për dorëheqjen e Ramës para kryeministrisë: Qeveri tranzitore! Nis marshimi në kryeqytet