Një protestues i guximshëm në Moskë, ka reaguar kundër masakrës në Bucha të Ukrainës që tronditi mbarë botën. Protestuesi është shtrirë përtokë dhe me duart e lidhura, duke  reaguar kundër masakrave ruse. Protestuesi u fotografua në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, përfshirë në një urë pranë Katedrales së Moskës.

Fotot janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse Holod.media. Stafi i faqes u largua nga Rusia dhe u vu në shënjestër të shpeshtë nga autoritetet ruse, por ata nuk janë bllokuar ende, ndryshe nga disa botime të tjera.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


Ora 13:45
Me duart të lidhura dhe fytyrën përtokë, qytetari i guximshëm sfidon në mes të Moskës, protesta plot mesazh kundër masakrës në Bucha