Protestuesit e PD tymuese drejt Kryeministrisë: O Lulzim o hero
Teksa Rama mbante fjalim nga piramida, shumë pranë çadrës ku u bënte thirrje qytetarëve të votojnë PS me 25 qershor, një grup protestuesish kanë hedhur tymuese duke thirrur në korr “Rama ik”. VIDEO
Edhe pse është arritur një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, mbështetës të PD kanë hedhur tymuese në drejtim të kryeministrisë.
Teksa Rama mbante fjalim nga piramida, shumë pranë çadrës ku u bënte thirrje qytetarëve të votojnë PS me 25 qershor, një grup protestuesish kanë hedhur tymuese duke thirrur në korr “Rama ik”.
Marrëveshjen e nënshkruar mesnatën e djeshme, simpatizantët e PD e kanë cilësuar si një fitore të çadrës e cila ndodhet përballë kryeministrisë prej 90 ditësh dhe Bashën e kanë cilësuar si një hero.
Në videon që sjell Report TV dëgjohet teksa ata shprehen “O Lulzim, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.
"Përplasje" mes simpatizantëve të PD me mbështetësit e PS Teksa ka përfunduar takimi i Ramës me votuesit për herë të parë, simpatizantët e PS janë “përplasur” me disa prej mbështetësve të PD të cilët ndodheshin në çadër.
Këta të fundit nuk kanë lejuar të kalojnë në Bulevard mbështetësit të cilët morën pjesë në takimin me Ramën.
Është dashur ndërhyrja e deputetit Asllan Dogjani që turma të qetësohej, ku ka bërë thirrje që të mos hidhet asnjë kapsoll por edhe të mos ketë asnjë përplasje mes simpatizantët e PS.