Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)

Pas përfundimit të ceremonisë mortore për ekstremistin grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018, një tjetër situatë është krijuar në hyrje të Bularatit, aty ku protestuesë grekë të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, kësaj here kanë bllokuar rrugën.

Protestuesit grekë bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavije, ndërkohë që në rrugë u krijua një kaos dhe trafik. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.  

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta: Ku është polici në një moment kur një qytetar atje bllokon rrugën dhe luan rolin e policit rrugor?

Loka: Policia është duke punuar.

Rusta: Duke punuar, ndërkohë që një rrugë qëndron e bllokuar?

Pas insistimit të gazetarit të Report Tv, menjëherë një efektiv i Policisë Rrugore ka shkuar pranë kryqëzimit të bllokuar dhe ka normalizuar situatën e qarkullimit të mjeteve.


Lajmi kryesor:

Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë