Dhjetëra protestues janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Disa prej protestuesve kanë kaluar edhe natën para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie dhe për të bërë presion që kërkesa e tyre të merret parasysh nga deputetët.
Protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar.
Ata shprehen se ndryshimi i ligjit është i nevojshëm dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin nismën./ KosovaPress
Lajmi kryesor:
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, nis seanca në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara! Qytetarët protestë para Parlamentit










