TIRANË-  Edhe këtë të enjte godina e parlamentit u rrethua që në mëngjes nga forca të shumta policie. Tensionet e para nisën pranë Ministrisë së Brendshme, një nga rrugët që çon drejt godinës së seancave plenare. Protestuesit tentuan të bllokojnë qarkullimin, ndërsa policia ndërhyri për t’i larguar nga rruga.

Situata u acarua pak pas mesditës kur një grup protestuesish marshuan përgjatë Unazës në Bulevardin Gjergj Fishta, për t’iu afruar godinës së parlamentit. Edhe gjatë marshimit, protestuesit tentuan të bllokojnë rrugët pranë Xhamisë së Namazgjasë. Aty i priste një kordon i dendur forcash policie.

Të kapur krah për krahu, policia nis zhvendosjen e protestuesve. Gjatë momenteve të përplasjeve një protestues është ndjerë keq. Ndihmën e parë e mori nga qytetarët në pritje të ambulancës.

Pavarësisht rezistencës së protestuesve, kordonët e policisë arritën t’i zhvendosnin përsëri duke i lënë të protestonin përpara Ministrisë së Brendshme.

Të dhënat e deritanishme flasin për të paktën 17 persona të shoqëruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Pas përplasjeve pranë selisë PD, protestuesit zhvendosen te ministria e Brendshme (VIDEO)

 

Pas përplasjeve pranë selisë së PD, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme. Policia ka krijuar një kordon policie, për të mos lejuar kalimin e tyre në pedonale për të vijuar më pas drejt Kuvendit.

Ora 12:34
Protesta/ Një protestues ndihet keq, qytetarët i japin ndihmën e parë! Mbërrin ambulanca (VIDEO)

 

Një protestues është ndjerë keq gjatë protestës, ndërsa policia i zhvendosi qytetarët nga xhamia e Namazgjasë pranë selisë së PD. Qytetarët janë filmuar teksa i japin ndihmën e parë, ndërsa kanë kërkuar edhe ambulancën.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Askushi: 24/09/2026 14:49

    Isha ne trafik te ETC ne momentin kur po i ndiqte policia....e kane tepruar keta legenit qe protestojnë. Nuk mund 50 vete te mbajne peng nje qytet te tere 1 milionësh. Lironi rruget. Po ua mbajti suma bllokoni institucionet. Liria juaj mbaron aty ku fillon e imja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08

    Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?