Taulant Balla ka zhvilluar një dëgjesë me banorët në Liqenin e Paskuqanit lidhur me buxhetin 2027. Pas përfundimit, ai ka ndarë një video me ta teksa largohen ndërsa ironizon protestuesit në bulevard, të cilët shfaqën edhe më qartë përçarjen mes tyre.

“Përshëndetje nga ‘protesta’ tek Parku i Liqenit të Paskuqanit në përfundim të dëgjesës së parë të Buxhetit 2027”, shkruan Balla.

Sot në bulevard kanë qenë prezente dy grupime dhe jo një i vetëm para Kryeministrisë. nNëri grup qëndronte në vendin e zakonshëm, ndërsa tjetri, i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Banka e Fundit’, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës.