Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë para godinës së Kuvendit, janë shënuar gjatë tubimit të sotëm, kur nisi seanca plenare.
Efektivët e Policisë kanë shoqëruar disa persona, ndërkohë që nga pamjet duket se ka pasur tensione të forta mes palëve.
Njëri prej protestuesve është parë të shtrihej në tokë, gjatë momentit që po tentohej shoqërimi i tij nga forcat e Policisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë bashkuar Forcave Shqiponja në perimetrin rreth Kuvendit, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, të cilët janë pozicionuar atje për të sulmuar me vezë deputetët, pas përfundimit të seancës plenare.
Për shkak të grumbullimit të protestuesve, është bllokuar edhe rruga para Kuvendit, duke bërë që qindra automjete të mbeten në trafik.
Lajmi kryesor:
Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate! Shoqërohet Shpend Gashi dhe 7 të tjerë, tensione mes Lapajt dhe efektivëve (VIDEO)




