Protestuesit e opozitës në çadrën e ngritur para Kryeministrisë shprehen kundër një marrëveshje të mundshme bazuar mbi paketën 'McAllister'.
 
Në mikrofonin e REPORT TV, disa nga protestuesit shprehen se marrëveshja e vetme duhet të jetë me largimin e Ramës, pasi cdo akord tjetër do të ishte dështim.
 
"Basha i ka premtuar popullit se nuk do të tërhiqet dhe që me këtë qeveri nuk mund të bëhen zgjedhje.
 
Zgjedhje mund të bëhen veëtm me qeveri teknike dhe me largimin e Edi Ramës, me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, votim dhe numërim elektronik.
 
Nëse nuk arrihet marrëveshja që presim është kapitulluese për demokratët dhe shqiptarët. Jam për kushtet që kemi vendosur; largimin e Edi Ramës
" deklaroi ai.
 
Ndërsa një tjetër protestues në çadër u shpreh se "Rama e bëri rrëmujë në basketboll dhe tani po bën rrëmujë në qeveri".


dy.b/shqiptarja.com