Protestuesit sfidojnë presidentin
Putin, në ditën e ditëlindjes
Në një sfidë ndaj Presidentit Vladimir Putin në 65 vjetorin e lindjes së tij, protestuesit mbushën rrugët e Rusisë nën thirrjet e udhëheqësit opozitar Alexei Navalny për të ushtruar presion ndaj autoriteteve që ta lejojnë atë të futet në garën presidenciale.
Në një sfidë ndaj Presidentit Vladimir Putin në 65 vjetorin e lindjes së tij, protestuesit mbushën rrugët e Rusisë nën thirrjet e udhëheqësit opozitar Alexei Navalny për të ushtruar presion ndaj autoriteteve që ta lejojnë atë të futet në garën presidenciale.
Disa qindra protestues, shumica e tyre studentë, u mblodhën në Sheshin “Pushkin” në qendër të Moskës duke valëvitur flamuj rusë dhe brohoritur “Rusia do të jetë e lirë!” dhe “Lëreni Navalnin të kandidojë!”
Policia i bllokoi protestuesit që të shkonin tek Sheshi i Kuq duke i kthyer ata mbrapsht. Orë më vonë, disa protestues u përpoqën të marshonin drejt Kremlinit me thirrjen “Putini hajdut!” dhe u përpoqën për pak minuta të bllokonin trafikun. Një tubim në qytetin Shën Peterburg, nga e ka prejardhjen zoti Putin, tërhoqi një turmë të madhe protestuesish që rezultoi në përleshje me policinë.
“Do të vazhdojmë të protestojmë, pavarësisht mënyrave të presionit dhe dizinformimit. E vetmja gjë që dinë është të trembin njerëzit. Por jemi në epokën e informacionit ku njerëzit marrin të dhënat nga burimi. Shteti nuk ka fuqi të mashtrojë njerëzit”, thotë një protestues.
“Kjo qeveri ka zgjatur shumë dhe pa ndryshuar asgjë. Askush nuk dëshiron të bëjë ndryshime. Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk ka transparencë dhe e nesermja është e pasigurtë”, thotë një tjetër demonstrues. Pas shpërbërjes së marshimit në Shën Peterburg, disa qindra protestues vazhduan tubimin për disa orë në Sheshin Vostania (Vosstaniya) ndërsa policia ishte e gatshme të ndërhynte.
“Konkurrenca dhe ndryshimi i pushtetit janë elemente thelbësore. Kështu duhet të ndodhë. Pushteti duhet të ndryshojë. Duhet të ketë konkurrencë të fortë”, thotë një protestuese.“Besoj se Navalny është alternativa më e mirë e mundshme. Ai nuk është ideal dhe ka shumë të meta si çdo njeri tjetër. Por ai është më i mirë nga ata që kemi”, thotë një tjetër protestues.
Tubimet ndodhin ndërsa vetë Navalny po vuan një dënim me 20 ditë në burg për thirrjet për një protestë të hershme të pa lejen e policisë./voa
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua
26 Korrik, 23:30
-
‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme në Polici?
26 Korrik, 22:58
-
Paris 2024/ Keqtrajtonte kuajt, kalorësja angleze përjashtohet nga Lojërat Olimpike
26 Korrik, 22:55
-
Të më quash të vdekur? Reagon vajza e Elon Musk: Si mund të gënjesh para miliona njerëzve
26 Korrik, 22:49
-
Nuk humbet tradita/ Ritet dhe lojërat popullore performohen nga të gjithë moshat në Devoll
26 Korrik, 22:34
-
Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari italian, në kërkim pasagjeri
26 Korrik, 22:20
-
Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat
26 Korrik, 22:16
-
Amendamentet e Bashës nuk kalojnë: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes
26 Korrik, 22:11
-
Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve
26 Korrik, 22:06
-
Donald Trump takohet me kryeministrin izraelit Netanyahun
26 Korrik, 22:01
-
Paris 2024/ Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike
26 Korrik, 21:38
-
Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti
26 Korrik, 21:37