Teksa Lulzim Basha deklaroi mbylljen e protestës, të rinjtë e FRPD të Njësisë nr.11 në kryeqytet, kanë vendosur një kurorë kanabisi përpara Kryeministrisë. 

Në kurorën e kanabisit ishin stampuar foto të kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Klement Balilit, Moisi Habilajt, Elvis Roshit etj, të akuzuar nga opozita si të përfshirë në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

Protesta e opozitës së bashkuar zgjati rreth 90 minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa u shpërnda pa incidente, përveç dy momenteve të izoluar hedhjen e fishekzjarreve dhe kapsollave në drejtim të selisë qeveritare. 

[gallery]25419[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com