Në protestën që po mbahet në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, një banore nga Rrjolli u shpreh se kur pa atë panoramë kur një qytetar u tërhoq zvarrë në Zvërnec, iu kujtuan përplasjet me policinë në Rrjoll.

“Kur pashë atë djalin e tërhequr zvarrë në Zvërnec, mu kujtuan përplasjet me grushta me policinë në Rrjoll, por nuk na kanë penguar të mbrojmë të drejtën tonë.

Ju jeni më shumë se Rrjolli, se Zvërneci dhe interesat personale, jemi për të mbrojtur atdheun. Na pyesin kush e organizon?? Ju jeni organizatorët, në shesh deri në kthimin e dinjitetit të këtij vendit. Eksponentët politik që kanë qëllim të prishin këtë bukuri, të distancohen. Nuk do e marrë asnjë parti politike meritën e të gjithë juve që jeni në shesh”, tha banorja nga Rrjolli.


Lajmi kryesor:

'Zvërneci'/ Mbahet protesta e 5-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit! Protestuesit i drejtojnë Ramës 5 kërkesa: Nga dorëheqja te anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura