Pas incidentit të ndodhur me Presidentin e Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi, i cili u sulmua gjatë konferencës për shtyp nga një aktiviste mësohen detaje të tjera rreth saj. Ndërkohë që rojet e sigurisë e tërhiqnin vajzën me emrin Josephine Witt, ajo është fotografuar nga fotografët dhe tek bluzja e saj lexohej një mbishkrim, i cili dëshmonte për një anë tjetër të protestës. Një shkronjë “K” e shtuar tek fjala “dicktatorship” diktaturë, e cila aludonte rreth “faullit” dhe mesazhi i saj ishte “Mjaft me diktaturën e BQE” dhe të “faulleve”.
Duke gjykuar nga përmbajtja e fletushkës, që i është hedhur presidentit të BQE-së, fraza e tipit “je mbreti i universit, por nuk mund të komandosh” nuk do të kalojë në histori. Megjithatë Witt e konsideron atë fletushkë si “fluturat” e mesazheve partizane franceze anti-naziste.
Nëpërmjet një kërkimi për Josephine Witt, tregon se nuk kjo nuk ishte perfomanca e saj e parë. Gjatë muajit dhjetor ajo është zhveshur në Katedralen e Këlnit dhe më pas është hedhur në altar gjatë një meshe me mbishkrimin “Jam Zoti” në gjoks.
Asokohe ka qenë pjesë e grupit feminist Femen, të njohura për performancat e tyre me gjoks jashtë, por duket se dje ka specifikuar se tashmë është një aktiviste “free lance”. Pas incidentit me Draghin është mbajtur në rajonin e policisë për disa orë dhe më pas është lënë e lirë. Por si arriti Witt të hyjë dhe të realizojë misionin e saj? Aktivistja është shtirur si gazetare dhe është prezantuar si e tillë nga gazeta amerikane Vice, e cila ka një staf mjaft të ri në moshë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com