Prova lufte në Gji
negociata në Stamboll

Prova lufte në Gji <br />negociata në Stamboll
“Main Connection 2012” quhet stërvitja ajrore që po zhvillohet në zonën e Gjirit Persik me pjesëmarrjen e rreth 200 avionëve luftarakë amerikanë, britanikë, të shteteve të gjirit si Arabia Saudite, Emiratet Arabe, Bahrein, Katar etj., si edhe të disa aleatëve të tjerë, përfshire Turqinë, Pakistanin dhe Jordaninë.

Stërvitja, që do të vazhdojë deri në 18 prill, është më e madhja në këtë zonë në dy dekadat e fundit dhe po konsiderohet nga analistët si paraljmërim ndaj Iranit, por edhe ndaj Sirisë.

Nga ana e tij Irani deklaroi se do të nisë një seri me 8 stërvitje në tokë, ajër dhe det ku do të marrin pjesë së bashku forcat e ushtrisë iraniane dhe forcat e Rojeve të Revolucionit, që veprojnë si ushtri paralele në vend.

Sipas faqes ëeb izraelite DEBKAfile, ambasadori Iranian në Kuvajt ka kërcënuar se pjesëmarrja e vendeve të Gjirit në stërvitje do të shihet si akt armiqësor nga Irani. Burimet zyrtare kuvajtiane nuk e mohuan takimin, por thanë se nuk ishte bërë ndonjë kërcënim.

Ndërkohë përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës janë mbledhur në Stamboll për një takim njëditor nesër me përfaqësuesit iranianë në përpjekje për të negociuar krizën bërthamore. Përfaqësuesja e BE për politikë të jashtme Catherine Ashton darkoi sot në Stamboll me Saeed Jalili, kreu i ekipit negociator të Iranit.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato