Provë kampioni nga Bagnaia, i jashtëzakonshëm Marquez! MotoGP mëson renditjen e pilotëve në Francë

Provë kampioni nga Bagnaia, i jashtëzakonshëm Marquez! MotoGP mëson renditjen e pilotëve në Francë

MotoGP

MotoGP ka zhvilluar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Francës për garën e Le Mans. Me kohën 1:30.705 në vendin e parë nesër në 14:00 do niset Francisco Bagnaia, teksa pas tij janë Marc Marquez dhe Luca Marini.

Gara në Francë ishte e paparashikueshme deri në sekondat e fundit pasi Francesco Bagnaia (ekipi i Ducati Lenovo) tregoi saktësisht pse ai ka numrin 1 në motorin e tij Ducati. Italiani do të rreshtohet në pole position pasi vendosi kohën 1:30.705, teksa Marc Marquez (ekipi Repsol Honda) bëri një performancë të pabesueshme në kthimin e tij në vendin e 2-të, vetëm 0.058 sekonda larg vendit të parë.

Tetë herë kampioni i botës nuk dështon kurrë të lërë përshtypje, ndërsa  pas tij është bashkuar Luca Marini (Mooney VR46 Racing Team) në rreshtin e parë.  Fabio Quartararo u rendit vetëm në vendin e 13-të, pasi pësoi një rrëzim në garën e shtëpisë.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë