Provimet e maturës
Ministria: Kopjuan me celularë

Provimet e maturës<br />Ministria: Kopjuan me celularë
TIRANE- Në provimet e maturës shtetërore të vitit 2011 maturantët kanë mundur të kopjojnë me celularë. Madje në disa raste ata janë lejuar edhe nga administratorët. Ky ka qenë përfundimi i monitorimit të këtij procesi që është bërë nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit (IKAP), i cili ka sugjeruar edhe disa masa përmirësues të këtij procesi. Sipas raportit përfundimtar të IKAP edhe pse të gjithë nxënësit i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm pëpara hyrjes në provime ata sërisht janë kapur duke kopjuar në mënyra të ndryshme, kryesisht me celularë. Për këtë arsye IKAP-i ka bërë një vëzhgim, duke monitoruar zhvillimin e provimeve në Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe lëndë me zgjedhje në shtatë drejtori arsimore dhe 13 zyra arsimore të vendit. Sipas të dhënave në drejtorinë arsimore në Fier, Sarandë dhe Has është bërë i mundur përjashtimi i disa nga nxënësit që janë kapur duke kopjuar. Këta nxënës janë përjashtuar në mënyrë direkte nga provimi. Sipas rezultateve të IKAP pas monitorimit është konstatuar se ka pasur edhe raste kur disa administratorë kanë thyer disiplinën duke i lejuar nxënësit që të kopjojnë. Për ta është marrë masa e përjashtimit të tyre nga provimi dhe janë zëvendësuar me administratorë rezervë. Gjithashtu sipas IKAP është konstatuar se listat e paraqitura nga AVA kanë patur probleme në disa drejtori arsimore dhe zyra arsimore ku mund të përmendim si rast zyrën arsimore në Krujë, ku ka pasur mungesë të teksteve në provimin e gjuhës dhe letërsisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit