Provimi i Gjuhës Shqipe, Malaj: Standard i lartë në administrim

Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj deklaroi sot se provimi i maturës shtetërore për lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi shënoi një standard të lartë cilësie në administrim.Në një deklaratë për mediat, Malaj tha se provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2014, sesioni i parë, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”, u zhvillua në 212 qendra provimi në të gjithë vendin, të administruara nga 3856 administratorë, trajnuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Ajo bëri me dije se në provimin Gjuhës shqipe dhe Letërsisë u përjashtuan nga procesi: 13 nxënës të gjetur me celularë, 4 nxënës të gjetur me karta identiteti të rremë dhe 3 administratorë për shkelje të rregullores së MSH.Duke sqaruar se masat e sipërpërmendura, për nxënësit dhe administratorët e provimeve, janë marrë në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2014, Malaj tha se MAS mori të gjitha masat për të realizuar një proces me standard të unifikuar, për të  mundësuar një vlerësim objektiv.

Marrë nga "ATSH"

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit