Provimi i maturës pas COVID-it/ Malaj në Report TV: Bravo Ministrisë së Arsimit! 'Zgjedhorja' do kalojë të enjten në Kuvend

TIRANË- Ish- zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj si një specialiste e fushës ka vlerësuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si e ka menaxhuar provimin e parë të maturantëve që u zhvillua ditën e sotme. Duke sqaruar se është një opozitare që bën oponencë konstruktrive dhe se vlerësime e saj nuk kanë të bëjnë aspak me qëllime apo mesazhe të fshehta, Malaj renditi vendimet e ministrisë që sipas saj ishin të drejta.  

"U përzgjodhën shkolla, dikur ne bënin qendra të mëdha në palestra, sot u operua me shkolla, pra nuk erdhën maturantë nga zonat rurale në ambiente më të mëdha, por u bë provimi në shkolla dhe mendoj që kjo ishte e mirë për situatën pas COVID-it dhe kjo ishte e mirë, jo në palestra. Unë jam opozitari që bëj vlerësimin e them bravo kur është për të dhënë bravo. Sugjerimi i parë është që të mos futen të gjithë maturantët në oborrin e shkollë, por le të vijnë pak më shpejt. Sugjerimi tjetër, për maturantët me aftësi ndryshe të jenë edhe mësuesit ndihmës, ta bëjnë ndoshta provimin në shtëpi ose të bëhet në dhoma të veçanta.

Teza nuk është e vështirë, apo e lehtë dhe vlerësimet me alternativa janë më të vështira, po ajo e mirë që ka bërë QSHA është vlerësimi elektronik, e kemi nisur që në 2017.  Ne kemi bërë të standardizuar që koalicioni parazgjedhor nuk lëviz, ne bëjmë oponencë konstruktive. Nëse ne do kishim të rritur buxhetin e shtetit, sot provimet mund të bëheshin online dhe mendoj që sfida më e madhe është që matura të bëhet e gjitha online", tha Malaj e ftuar në Report Tv. Ajo dha dhe një sugjerim për provimet e radhës.

"Provimet me alternativë nuk është i lehtë, duket sikur është bingo, por kërkon përqendrimin më të madh, por përtej këtij fakti doja që t;'i uroja maturantët. Për mua është shumë e rëndësishme, aq më tepër që ishte matura e parë pas COVID-it, do mbahet mend. Vështirë që të bëhet një provim me maska e doreza. Është e pamundur të shkruash me dore. Edhe futja e maturantëve që kërkonte rregull", u shpreh Malaj.

Duke u ndalur te zhvillimet politike, ku kryefjalë e ditëve të fundit ka qenë Reforma Zgjedhore, ajo është e bindur që ajo do të votohet në parlament ditën e enjte, pavarësisht kushteve që vendosur opozita parlamentare.

"Në jemi shumë të kënaqur që arritëm një tryezë dhe një platformë që më në fund vota nuk do të jetë e kapur. Do të kaloj në kuvend, e opozita që është në parlament, nuk ta bekon lojën tënde kur je me në ekip tjetër dhe kalon te tjetri për interesa personale, ke prishur rregullin e lojës dhe s'mund të jesh faktor. Do të ketë një vendimmarrje ditën e enjte", tha Malaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
'Ramën e kam pasur shok fëmijërie'/ Malaj: Ka qenë periudha më e bukur, por njeriu ndryshon kur rritet

Shumë pak e dinë që ish- zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ka shok shumë të mirë kryeministrin Edi Rama, shok me të cilin ajo ka kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë që e përshkruan si periudhën më të bukurën. Megjithatë, si shok ajo e vlerëson, por jo si kryeministër.

"Kam marrëdhënie të mira me Ramën, si shok, vitet e fëmijërisë nuk zhbëhën, kjo ka qenë një shoqëri e pastër pa interesa, që ti do bëhesh kryeministër unë deputete, nuk bënin pakte që ne të dy do mbajmë pushtetin. Në kohën e fëmijërisë ka qenë një djalë shumë i mirë dhe ne të dy kalonin pushimet në Vlorë, nga periudhat më të bukura dhe ka qenë një djalë që lexonte shumë dhe këtë e tregon sot, e donte shumë të bukurën. Pastaj gjatë kohës njeriu ose pëson metamorfozë ose rritet shumë, ai i pati të gjitha shanset, të gjitha pushtet. Problemi më i rëndësishëm në politikës është që të mos ia fusësh shokut, këtu pastaj është pjesë e tij", tha Malaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël në 'Friuli', Udinese dhe Torino barazojnë 2-2

VIDEO/ Spektakël në 'Friuli', Udinese dhe Torino barazojnë 2-2