Provimi i mësuesve, shtatë kushtet
për hartuesit e testeve

TIRANE - Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka shpallur kriteret dhe kushtet për mësuesit të cilët do të hartojnë tezat e provimit për kolegët e tyre që do të përfshihen në provim. Një urdhër i IZHA-s, bën me dije se mësuesit do ti nënshtrohen provimit në datën 3 maj, sipas një testi i cili do të përmbajë 2 pjesë kryesore.
 
TESTIMI
 
Pjesa e parë përmban pyetje nga fusha e dokumentacionit shkollor, nga fusha e programit lëndor, aspekte metodike-pedagogjike aspekte të komunikimit, etikës dhe aspekte të fushës së drejtshkrimit. Pjesa e dytë përmban pyetje nga përmbajtja shkencore e lëndës. “Gjithsej do të zhvillohen 43 teste të ndryshme të bazuara në profilet e mësuesve sipas cikleve të arsimit parauniversitar. Nevoja e përgjithshme për bashkëpunëtorë të jashtëm për secilin prej testeve që do të hartohen është 43 mësues”, thuhet në urdhrin e IZHA-s. Mësuesit të cilët do të marrin pjesë në hartimin e tezave, duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë, të kenë 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie. Po kështu të kenë hartuar teste në nivele të ndryshme institucionale dhe të kenë rezultate të larta në punën e tyre mësimdhënëse. Të kenë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional. Nga ana tjetër, hartuesit e testeve nuk duhet të jenë autorë të teksteve mësimore, apo të kenë të afërm të cilët hyjnë në provim apo të jenë autorë të librave ndihmës për nxënësit.

KRITERET
(Në foto kriteret që duhet të plotësojnë hartuesit e provimeve të mësuesve)


PROVIMI
 
Provimi i mësuesve kryhet çdo vit për të gjithë arsimtarët që duan të përfitojnë një shkallë më të lartë kualifikimi, duke siguruar kështu edhe të drejtën e rritjes së pagës nga 5 deri në 10 për qind, sipas kategorisë ku bëjnë pjesë. Autoritetet e arsimit sqarojnë se 5 janë fushat, në të cilat do të testohen të gjithë arsimtarët që përmbushin kushtet për të hyrë në provimin e rritjes së pagës. Konkretisht pyetjet e testit me shkrim që do të zhvillohet në Tiranë më datën 3 Maj, do të ndalen në njohjen që mësuesit duhet të kenë lidhur me zbatimin e legjislacionit arsimor, e në mënyrë të veçantë të risive më të fundit të reformës arsimore. Një pjesë e rëndësishme e pyetjeve të testit do të jenë rreth aftësive dhe kompetencave profesionale që mësuesit duhet të kenë në kuadrin e mësimdhënës, dhe metodave që përdorin me nxënësit për të arritur drejt mësimdhënieje të suksesshme. Gjithashtu një tjetër fushë, rreth të cilës mësuesit duhet t’u përgjigjen një sërë pyetjeve ka të bëjë me përgjegjshmërinë e arsimtarëve mbi njohjen dhe zbatimin e rregullave të etikës dhe komunikimit në punën e tyre në shkollë. Mësuesit që kanë të paktën 5 vite punë në arsim do të konkurrojnë për shkallën “mësues i kualifikuar”, ata me 10 vjet pune në arsim do të testohen për shkallën “mësues specialist”, si dhe ata që kanë më shumë se kjo shkallë do të testohen për nivelin “mësues mjeshtër”.


Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën