Provimi i shtetit, testohen
150 stomatologët e parë

Provimi i shtetit, testohen <br />150 stomatologët e parë
TIRANE- Kanë nisur ethet e provimit të shtetit. Të parët, kanë qenë 150 studentët e stomatologë të porsa diplomuar, të cilët i janë nënshtruar dje këtij provimi që u jep licencën për ushtrimin e profesionit. Provimi është zhvilluar me dy orare të ndryshme. 75 të parët të regjistruar më parë pranë "Urdhrit të Mjekut" janë testuar pranë ambienteve të agjencisë kombëtare të provimit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të kryejë testin nesër.Ndërsa ditën e mërkurë nisin provimet e shtetit për kandidatët farmacistë. Gjithashtu nga data 18 janar deri në datën 25 janar, rreth 540 studentë të diplomuar në degën e farmacisë do të testojnë njohuritë e tyre, dhe pas kalimit me sukses të provimit, kanë të drejtë të marrin licencën për të kryer aktivitetin privat në profesionin e tyre. Sipas "Urdhrit të Farmacistëve", pjesa më e madhe e studentëve që kanë preferuar të testohen që në fazën e parë të provimit të shtetit, vijnë nga universitetet private.Data 26 janar është caktuar si dita e testimit të mjekëve të përgjithshëm. Ndërsa sipas ministrisë së Arsimit, në datën 27 janar do të zhvillohet provimi për profesionin e mamisë, më 30 janar për infermierinë dhe me 7 shkurt për fizioterapinë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi