Katër ditë pas mbylljes së testimit me shkrim, oficerët e prokurorisë i janë nënshtruar një testimi të dytë, duke u përgjigjur pyetjeve të provimit me gojë. Provimi është zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e prokurorisë së Përgjithshme, ku 38 oficerë që synojnë të zenë 4 vende vakante për prokurorë,u janë përgjigjur pyetjeve të komisionit që është ngritur posaçësrisht për këtë testim.
Administrimin e testimit të oficerëve të policisë gjyqësore Llalla ia ka besuar një komisioni të përbërë nga tre prokurorë, të cilët do menaxhojnë të gjithë praktikën e testimit, duke filluar nga pyetjet, korrigjimi i përgjigjeve dhe më pas vlerësimit me pikë të çdo oficeri. Pas vlerësimit, komisioni i testimit do i përcjellë të gjitha vlerësimet në Këshillin e Përgjithshëm të Prokurorisë, anëtarët e të cilit më pas do vendosin të miratojnë kandidatët që do përzgjidhen për tu bërë prokurorë në prokuroritë e rretheve si Vlorë, Sarandë, Fier dhe Gjirokastër. Vlerësimi i testimit me shkrim me seancën dëgjimore është maksimumi 100 pikë.
Pas mbylljes së kësaj procedure, emrat e personave që kanë marrë pikët maksimale do të përzgjidhen për tu propozuar tek Llalla, me qëllim që ky i fundit ti drejtohet Presidentin të Republikës Bujar Nishani me një propozim të dytë, për dekretimin e oficerëve fitues si prokurorë.Në një takim që pati me oficerët garues kryeprokurori Llalla theksoi se:“…kjo formë testimi për prokurorë, e cila po aplikohet për herë të parë, është më e vështirë se sa ka qenë deri më tani. Por, po aq të bindur jemi edhe për faktin se prokurorët që do të dalin nga procedura e sotme dhe në procedurat në vijim, do të kenë kapacitetet jo vetëm për të përfaqësuar akuzën në gjyq, por në një të ardhme jo shumë të largët mund të kenë edhe pozicione drejtuese brenda sistemit”.
Deklarata
“Prokurorët që do të dalin nga procedura e sotme dhe në procedurat në vijim, do të kenë kapacitetet jo vetëm për të përfaqësuar akuzën në gjyq, por në një të ardhme do kenë pozicione drejtuese”-tha Llalla.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
/Shqiptarja.com