Provokimi me flamurin e Vorio Epirit
Shqipëria: FIFA të dënojë Greqinë

Provokimi me flamurin e Vorio Epirit<br />Shqipëria: FIFA të dënojë Greqinë
Tonet nacionaliste vazhdojnë që të jenë të aktuale nga Greqia. Kështu në ndeshjen mes Greqisë dhe Malit të Zi, teksa po luhej himni helen në stadiumin “Karaiskaqi”, pjesëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” që ishin të pranishëm, kanë hapur një flamur gjigant të Epirit të Veriut.
 
Pas ngjarjes ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit duke e dënuar ashpër një episod të tillë.  “Shprehim indinjatën më  të thellë për shfaqjen e simboleve ekstremiste.

Shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk përfaqëson thjesht një grup tifozësh ekstremiste por dhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës.
Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s,  të pranuara nga të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë e cila do t'ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s'ka asnjë lidhje me frymën e "Fair Play". Kjo ankesë do tju dorëzohet menjëherë, organizmave përkatëse”thuhet në reagimin e qeverisë së futbollit shqiptar.

Kujtojmë që episode të tilla janë të ndaluara rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium.
 
Tashmë pritet vendimi i Komisioneve të FIFA-s, ndërsa Greqia rrezikon gjobë ose ndeshje pa tifozë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)