Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka reaguar pas 'provokimit' të kryeministrit Rama, që pak ditë më parë në një status në rubrikën e tij 'AMARCORD' duke rikujtuar 195 vjetorin e vdekjes së Ali Pashës shprehej se edhe grekët i detyrohen shumë.
Nikos Kotzias thotë se Rama e shkruan historinë në mënyrën e tij.
“Jemi në një epokë ku njerëz të ndryshëm e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre.
Nga Edi Rama që zbuloi Akropolin dhe Ali Pashën, që bëri Revolucionin e 1821, e deri tek Presidenti i Parlamentit Europian.
Historia është një fushë beteje, por që duhet përdorur si një leksion për të mësuar dikush dhe jo si burg për të burgosur shpirtin e tij aty”, ka deklaruar Kotzias.
Teksa e cilësonte “Luani i Janinës”, Rama shkruante se revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.
Pak kohë më parë, Rama provokoi Greqinë duke u shprehur se “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk”.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com