Një festë beqarie e organizuar për Luizin është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Vajzat striptiste që kishin shkuar për t’i dhënë një performancë të paharrueshme në transmetim live kanë nxitur reagimin e rrjetit për shkak të veprimeve provokuese.

Luizi i ulur si të ishte ‘mbret’ dhe striptistet që kërcenin pranë tij dhe banorët e tjerë shihnin gjithçka nga afër. Të pranishëm në këtë festë beqarie ishin edhe ish banorët e tjerë të cilët u bënë pjesë e shtëpisë për të festuar me Luizin, i cili do të celebrohet me Kiarën në finalen e madhe.

“Bordello. Degjenerim, këto gjeste e shkatërruan rininë. Sa turp, ja prandaj u shkatërrua Shqipëria, bordello pa fund është bërë”, ishin vetëm disa prej komenteve në rrjet.

Nga ana tjetër, Kiara Tito që bëhej xheloze për komentet e Luizit ndaj Keisit dhe veprimet e tij me Jorin, këtë herë duket se e ka marrë me sportivitet.

Pamjet i publikoi në rrjete sociale duke shkruar: “Më fusni në shtëpi tani!” por i shoqëroi me disa emoji ‘fytyra duke qeshur’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Mesazhi i Luizit për Kiarën para festës së beqarisë: O yll, vdeksha për ty! Kthehet nga balerina: S'jam martuar akoma

Striptistet kishin ardhur për t’i dhënë një festë të paharrueshme beqarie, por Luiz Ejlli e kishte mendjen te Kiara Tito.

“O Kiara, o yll, o jetë, vdeksha për ty”, thotë Luizi.

Më pas kthehet nga striptistja e i thotë, “nuk jam martuar akoma”. Duke qeshur, striptistja i thotë “ajo tha po”, ndërsa Luizi e mban lojën duke i thënë se edhe ai i tha ‘po’, madje u ul në gjunjë për të.