Provokon diplomati rus në Kosovë:
Rusia nuk e harron atë që ndodhi

Provokon diplomati rus në Kosovë:<br />Rusia nuk e harron atë që ndodhi
MITROVICE - Shefi i Zyrës së Federatës Ruse në Prishtinë, Andrei Shugorov, tha se shkatërrimi i sovranitetit të shteteve filloi në Serbi dhe në Kosovë dhe se Rusia nuk do të harrojmë atë që ndodhi atëherë.
 
Duke folur në veri të Mitrovicës në promovimin e librit të Jelena Guskovës, “Kosova, lufta dhe kushtet e paqes”, ai tha se pas Kosovës nisën të shkatërrohen shtetet tjera, ndërsa Kosovës ia lë fajin edhe për ngjarjet në Irak, Iran, Libi, Siri, Afganistan , Egjipt dhe Ukrainë!
 
“Askush nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e ka kuptuar se Rusia i ka kufijtë deri ku mund të durojë. Kolegët perëndimorë i shkelën ata kufij”, tha ai duke shtuar se “Rusia këtë nuk ua fal”!
 
Sipas Shugurovit, Rusia punoi 25 vjet me Perëndimin që të ketë raporte partneriteti, po kjo shkoi kot dhe Rusia nuk është gati më për kompromise në dëm të “vëllezërve sllavë”, raporton Blic.
 
“Shpresoj që nuk ju bie lufta ndërmend. Qëndrimi i Rusisë është parimor: nuk do të ndërrojmë qëndrimin ndaj Kosovës”, thotë ai, duke shtuar se ishte në Prishtinë më 17 mars, “në liturgjinë për viktimat e vitit 2004”.
 
“Më vinte turp se si nuk ishte me mua asnjë përfaqësues perëndimorë, që atëherë nuk ia dolën ta ndalin dhunën e as nuk kishin dëshirë ta bënin këtë”, tha ai.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj