Asgjë nuk e ka ndalur Korenë e Veriut për të ngritur në orbitë satelitin e parë. Folësja e televizionit shtetëror të vendit komunist njoftoi se, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë, gjë që kritikët thonë se është një test i teknologjisë së ndaluar.
Sipas njoftimit zyrtar sateliti ishte futur në orbitë 10 minuta pas nisjes nga qendra e hapësirës Sohae, në provincën North Pyongan. Folësja e TV shtetëror tha se urdhri ishte dhënë nga lideri Kim Jong-un dhe se në të ardhmen do të nisen më shumë satelitë.
Por kjo gjë është dënuar nga Japonia, Korea e Jugut dhe SHBA, të cilët kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti një shkelje flagrante të rezolutave të OKB-së dhe paralajmëroi për masa ndëshkuese.
Peniani kreu testin e katërt bërthamor më 6 janar, një veprim që pritet të pasohet nga sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara. Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një bombë me hidrogjen.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com