Në ilustrimin e fundit të një rasti në Prrenjas, Rama bën dallimin ndërmjet dy banesave.
“Majtas, vila 2 katëshe e F.R në Prrenjas që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e A.B po në Prrenjas që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.R është përjashtuar dhe A.B është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë. Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare” – shkruan ai.
s.k/Shqiptarja.com












