BRINDIZI- Angelo Prudentino, djali i Albino Prudentinos dhe ortak i kunatit të Minsitres së Integrimit Majlinda Bregu, Ervis Gjeci, është vetëdorëzuar sot në policinë e Brindizit.
Angelo Prudentino, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për pastrim parash. Ai është pronar i dy kazinove në qytetin bregdetar të Vlorës, “Casino Italia” dhe “Bet Plus”. Angelo për një kohë të gjatë i fshihej drejtësisë italiane në territorin shqiptar.
39-vjeçari, djali i bosit të Sacra Corona Unita ishte një nga të shumëkërkuarit nga Ostuni dhe u prangos në Leçe, ndërkohë që po vinte në Itali nga Shqipëria me dëshirën e tij, për t’u vetëdorëzuar.
Ai akuzohet për pastrim parash, afera të dyshimta financiare dhe pjesëmarrje në operacione mafioze.
ARRESTIMI I TE ATIT
Babai i tij, 59-vjeçari Albino Prudentino u arrestua tre vjet më parë në Vlorë, ndërsa në dritë dolën një sërë biznesesh, që bosi i Sacra Corona Unita-s kishte hapur në vendin tonë. Më të famshmet ishion lokali Piazza Italia, Bet Plus, Casino Italia etj. Pas arrestimit, u aludua edhe për një sërë lidhjesh që ai dhe i biri kishin me njerëz të rangjeve të larta në qeveri. Angelo Prudentino është edhe një ndër personat, emrat e të cilëve janë përdorur prej babait të tij për të regjistruar pronat e aktivitetet si aksionerë në Shqipëri. Kështu, janë në emër të tij 45 për qind e aksioneve në kompaninë e basteve BET PLUS, ashtu sikurse në emër të gruas së Albino Prudentinos fi guronte pronësia e restorantit në Vlorë. Në këto kushte, duket se Prudentinot kanë përdorur edhe emra të shqiptarëve për të fshehur bizneset e tyre, por kjo nuk ka penguar Antimafi an italiane të vendosë nën sekuestër këto asete
OPERACIONI ME 29 SHTATOR 2010 LIDHJA E PRUDENTINOS ME KUNATIN E MAJLINDA BREGUT
Më 29 Shtator 2010 është arrestuar një qytetin e Vlorës një nga krerët e organizatës mafioze në Itali "Sacra Corona Unita". Albino Prudentino është arrestuar falë bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe.
Arrestimi i Prudentinos, i kryer në qytetin e Vlorës, erdhi në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar "Kalipso" për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, "Sacra Corona Unitta", që operon në zonën e Brindisit. Në Itali u arrestuan 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër u arrestuanë Tailandë. Por ajo çka shkaktoi sensacionin më të madh në Shqipëri ishte fakti se Albino prudentino dhe i biri i tij Angelo Prudentino rezultonin ortakë në dy kompani me shtetasin Elvis Gjeçi i cili është dhe kunati i ministres së integrimit Majlinda Bregu.
Pas arrestimit të Albino Prudentinos Prokuroria e Krimeve të Rënda konfiskoi dhe aksionet e tre kompanive, ku është bashkaksioner djali i Albino Prudentinos, i akuzuar për lidhje me organizatën mafioze "Sacra Corona Unita" pasi prejardhja e tyre ishte e dyshimtë. Më vonë këto prona dhe aksione nuk rezultuan me probleme. Djali i Prudentinos Angelo dhe Elvis Gjeçi rezultuan bashkëaksionarë ose partnerë në dy kompani "Bet Plus" dhe "Betting Systems". Në kompaninë "Betting System Albania" ishte bashkaksioner edhe biznesmeni Ervis Gjeçi, i cili kishte 10 milionë lekë kontribute në para, ndërsa nga hetimet del se italiani Giuseppe Palma, si person i lidhur me Angelo Prudentinon dhe Ervis Gjecajn, zotëron 3 mijë aksione dhe kontribut në para 6 milionë lekë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com