Prurjet në kaskadën e Drinit, KESH 
nis shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës

Prurjet e ujit në kasadën e lumit Drin janë rritur ndjeshëm, duke detyruar KESH-in që të bëjë shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës. Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se dje dhe pardje janë bërë shkarkime për të ruajur kuotat në basen, por ato kanë qenë në nivele të ulëta dhe nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Sipas KESH-it, shkarkimi total i ujit të turbinuar me të gjithë agregatët në punë i kombinuar edhe me shkarkime nga porta në HEC-in e Vaut të Dejës gjatë këtyre dy ditëve ka qenë maksimumi rreth 1000 m3/ sec, më pak se prurjet natyrale në basen.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0