Deputetja e PS, Olta Xhacka, ka mbajtur një konferencë për shtyp për situatën e krijuar në të gjithë vendin prej reshjeve të borës. Xhaka denoncon rrugë e komuna të bllokuara në Kukës, dhe se shumë familje vuajnë mungesën e furnizimit me ushqime dhe nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.
Sipas deputetes së PS-së në Qarkun e Dibrës, “140 fshatra nuk lidhen fare me komunat përkatëse.”
“Komuna Sllove dhe Kala e Dodës tërësisht të bllokuara. Sot një nënë e re u transportua me helikopter, falë ndihmës që i dhanë banorët me barrela. Vihet re shtimi i virozëve tek fëmijët. Gjendja katastrofike, dimri i ka gjetur të papërgatitur. Qyteti i Peshkopisë është në emergjencë”, tha Xhacka.
Një tjetër problem sipas deputetes mbetet shterimi i bazës ushqimore për bagëtitë në komunat e thella, ndërsa sic tha ajo, në Dibër ka fshatra që prej 10 ditësh nuk kanë drita. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com