PS 23 vjeç, Berisha: Rama s'e
meriton kreun,  festa e ish-PPSH

PS 23 vjeç, Berisha: Rama s'e<br />meriton kreun,  festa e ish-PPSH
TIRANE - Seanca parlamentare ditën e sotme u përfshi nga replikat mes deputetit të PD Sali Berisha dhe atij të PS, Taulant Balla, lidhur me 23-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht 40-vjetori i kreut të PD, Lulzim Basha.
 
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, akuzoi se 23 vjet më parë, Partia Komuniste thjesht ndërroi emrin sipas tij, ndërsa shtoi se sot nuk ka asnjë socialist të vërtetë anëtar i PS. Ai tha se në krye të PS, janë vetëm mafiozë që kërkojnë të pasurohen. 

"Sot shqiptarët kanë një ditë tjetër, atë të 23 vjetorit të PS. E mbledhur në një kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi të ndryshojë emrin duke ruajtur të gjithë trashëgimin e Partisë Komuniste. Partia Socialiste ka të drejtë të festojë reformimin e saj dhe të anëtarëve. Hidhni sytë mbrapa, nëse gjeni gjurmë socialisti. Çdo të enjte dalin këtu dy-tre vetë, përdhunues e trafikantë. Nëse ju ndiheni se këta janë socialistë ju kërkoj falje. Këta janë vetëm për të pasuruar veten dhe klanin e tyre. Sepse nuk ju mjafton vjedhja që bëjnë." u shpreh Berisha.
 
I mënjehershëm ka qenë reagimi i deputetit Taulant Balla, i cili tha se lufta e vetme e Sali Berishës në 23 vjet politikë ka qenë marrja e pasurisë së shqiptarëve dhe dhënia e saj, fëmijëve të tyre.
 
Balla ironizoi duke uruar siç theksoi ai të “40 vjetorit të lindjes të kreut de juro të PD, se ai de facto iku të marrë ilacin e qetësimit.”
 
“Një luftë pati Sali Berisha gjithë vitet në qeveri i harxhoi për t’ia marrë paratë shqiptarëve dhe për t’ia vënë fëmijëve të vet. Më lejoni t’iu uroj për kryetarin de juro të partisë për 40 vjetorin e lindjes, se ai de facto iku të marrë ilacin e qetësimit.” tha Balla

Ndër pikat kryesore të cilat u shqyrtuan sot në Kuvend, ka qenë raporti përfundimtar i komisionit hetimor mbi akuzat e ngritura nga opozita lidhur me përfshirjen e ushtrisë në trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas programit të miratuar nga Kuvendi, Ermonela Felaj, Deputete e Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryetarja e komisionit Hetimor do të parashtrojë rezultatet e gjetura gjatë punës së komisionit. 

Miratohet me 75 vota ngritja e Komisionit për Administratën
Parlamenti me 75 vota pro ka vendosur që komisioni hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në administratë të nisë nga viti 2009, propozim ky i Partisë Socialiste. Por kjo ka shkaktuar edhe reagimin e opozitës duke e cilësuar këtë vendim absurd, pasi kjo ishte një kërkese e iniciuar nga vetë demokratët, dhe se duhej të respektohej kërkesa që të hetohej vetëm për 2013, kohe kjo ku qeveria Rama nisi të drejtonte vendin.
 
Pasi kryetari i Parlamentit Ilir Meta mori vendim për të hedhur në votim të parin propozimin e mazhorancës, opozita u largua nga salla duke mos votuar.
 
Një javë më parë, në seancën e shkuar plenare, palët nuk arritën të gjenin konsensusin për këtë çështje, ndonëse debatuan për rreth 6 orë, e për rrjedhojë kryeparlamentari la 1 javë kohë në dispozicion, në mënyrë që mazhoranca dhe opozita të pajtonin mendimet, por tentativë kjo që dështoi. Çështja e komisionit hetimor për ligjshmërinë e emërimeve u diskutua edhe në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur para nisjes së seancës, por palët edhe këtu nuk arritën të gjenin konsensus, e si pasojë kryetari i Kuvendit para se ta hidhte në votim kërkoi konsultimin me Këshillin e Rregullores se Imunitetit dhe Mandateve duke hedhur në votim propozimin e mazhorancës që hetimi të nisë që nga viti 2009, e më pas duke miratuar vetëm me votat e pozitës kërkesën e opozitës për ngritjen e këtij komisioni.

Berisha-ambasadës SHBA: Mos t’i vejë duart në zjarr për Mimin, do t’i digjen
Në sallën e Kuvendit ish-kryeministri ka kërcënuar ambasadorin amerikan në Tiranë, pas reagimit të ambasadës amerikanë për motrën e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Berisha ka kërcënuar ambasadorin, pas reagimit të ambasadës amerikane e cila i bëri thirrje të reflektojë, kur ish-kryeministri deklaroi se motra e ministres Kodheli ka ndërhyrë si punonjëse e OPDAT në një çështje në hetim, për gjeneralin Syrja Gjoka. Deputeti Berisha, nga foltorja e Kuvendit përveçse kërcënoi ambasadën amerikane se do iu digjen duart e buzët, lëshoi fyerje edhe ndaj motrës së ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.
 
“Dhe tani do të të them ty ndrikull një gjë Ajo motra jote unë i dhashë përgjigje zyrtare ambasadës së SHBA për reagimin, por ajo ka ndjekur si shtrigë çështjen e Syrja Gjokës. Dhe përveç përgjigjes sime zyrtare miqësisht dua t’i them secilit mos vere dorën kurrë për Mimin dhe Albën se në emër të zotit të digjen duart edhe buzët. Ajo e ka bërë unë do ia faktoj qeverisë Amerikane dhe fort mirë dhe me të gjitha mundësitë”, tha Berisha.

Basha e Gjiknuri, debate në Kuvend për “CEZ”
Ish-kryeministri Sali Berisha solli në sallën e Kuvendit çështjen e CEZ-it e cila shkaktoi debate. Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë Rama se “kërkon të zgjidhë problemin përmes negociatave dhe jo përmes arbitrazhit”.
 
Por i menjëhershëm ka qene reagimi i ministrit të Energjetikes Damian Gjiknuri i cili u kundërpërgjigj duke i kujtuar ish-kryeministrit dëmin financiar që i shkaktoi prej rreth 1 miliard dollarë.

Parlamenti miratoi po ashtu projektligjin për pagat dhe shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese edhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj.
 
Projektligjin për karrierën ushtarake në FA. Projektrezolutën për vlerësimin e punës së AMF për 2013, si dhe raportimin e komisionit hetimor për hetimin e akuzave mbi implikimin e forcave të armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundraligjshme, transportin e lëndëve narkotike.
 
Ora 13:30 Topalli: Rama koalicion qelbësirash për të rrëzuar Berishën
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka azkuzra qeverinë për situatën e rënduar, sipas saj, në vend. Topalli tha se socialistët përfaqësohen në pushtet nga njerëz të paarsimuar dhe se kryeministri Rama bëri një koalicion qelbësirash për të rrëzuar Berishën. 

"Socialistët përfaqësohen në pushtet me njerëz pa lidhje, të paarsimuar e kjo është fyese. As kjo nuk është më e keqja, mesa duket nuk ka mbërritur ende fundi. Përtej kësaj salle larg nga Blloku, është një realitet tjetër. Një ekonomist i huaj ua ka dhënë përgjigjen se do dështoi me 98% për nihilizmin e Ramës. Po të mos vjedhësh të thonë budalla. Po të thuash të vërteta të thonë ekstremist. Po të protestosh të kërcënojnë. Dy ditë më parë opinioni u trondit nga një ngjarje e rëndë në mes të Bllokut ku trupi i pa jetë i vajzës qëndroi në rrugë 30 minuta në pritje të ambulancës dhe policisë që kurrë nuk mbërrijnë. Kaq shumë kanë degraduar gjërat. Gënjeshtra është emri më elegant që mund ti vihet një qeverie që e ka mbytur droga. Çarë do ndodhte në një vend tjetër nëse ministri kapet me sms si rasti i Tahirit me Ramën? Largohet nga detyra. Por kur ministrja ka gënjyer për akuzat ndaj paraardhësit të saj? Normalisht shkarkohet. Pse nuk janë larguar? Ja u them unë pse. Këta nuk janë ministra janë manekinë që thonë e bëjnë çfarë u thotë bosi i tyre. Një grup njerëzish po pasurohen të tjetër po varfërohen në rënie të lirë pa u ndalur. Sot nuk qeveriset ka vetëm skandale qeveritare, Rama vazhdon me shpifje, një grup njerëzish vetëm pasurohen me paratë e drogës, 99 për qind të tjerë vetëm varfërohen." tha Topalli

Ora 13:15 Paloka: Vetëm ju keni guxim të nderoni Enver Hoxhën
Kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka tha se sipas tij deputetët e majtë treguan admirimin për Enver Hoxhën duke shtuar se kjo gjë sipas tij mund ta bëjnë vetëm ata
 
“Që ta doni Enver Hoxhën këtë e treguat, por që t’i thoni shqiptarëve se ai qenka më i mirë se ata që e rrëzuan ky është guxim i madh, sigurisht mund ta bëjnë njerëz si Balla por s’besoj se do ketë tjetër kënd në Parlament të jetë dakord me gjëra të tilla. Nëse do jeni dakord po i tregoni atyre që janë në grevë urie se kush jeni. Berisha është ai që ju anëtarësoi në NATO, ju liberalizoi vizat shqitparëve, Sali Berisha është ai që rrëzoi regjimin e baballarëve, dhe për këtë do ta urreni gjithmonë.”

Ora 13:00 Balla-Berishës: Gëzuar 40 vjetorin e kryetarit de juro të PD
Deputeti Taulant Balla tha se lufta e vetme e Sali Berishës në 23 vjet politikë ka qenë marrja e pasurisë së shqiptarëve dhe dhënia e saj, fëmijëve të tyre. Balla ironizoi duke uruar siç theksoi ai të “40 vjetorit të lindjes të kreut de juro të PD, se ai de facto iku të marrë ilacin e qetësimit.” 
 
“Ky zotëria të vetmen luftë që bëri ishte lufta që bëri për tua marrë paratë shqitparëve dhe për t’ia dhënë fëmijëve të vet. Lufta e saliut kjo ishte. Një luftë pati Sali Berisha gjithë vitet në qeveri i harxhoi për t’ia marrë paratë shqiptarëve dhe për t’ia vënë fëmijëve të vet. Ky pasion për t’u marrë me Saliun sa vjen e bie sa turpi juaj që e keni ish kryetar dhe nuk kujdeseni për të që në 70 vjet që ka të mos bëhet këtu gazi i botës po të shkojë në shtëpi me fëmijët e tij. Më lejoni t’iu uroj për kryetarin de juro të partisë për 40 vjetorin e lindjes, se ai de facto iku të marrë ilacin e qetësimit.” u shpreh Balla

Nga ana tjetër deputeti i PS, Sokol Balla ka ironizuar me Berishën duke shtuar se një rikthim i tij në pushtet është i barabartë me shanset e Hondurasit për të fituar Kupën e Botës.
 
“Socialistët sot kanë një përvjetor të rëndësishëm dhe janë më krenar se kurrë për shkak se janë të bashkuar dhe këtë zotërinë e nxorri, dhe shanset që të vish prapë i ke saç i ka Hondurasi që të fitojë Kupën e Botës. Çiljeta e ka lënë me kohë po kam frikë se do e lësh edhe ti. Zotëria është bërë si Enveri kur fliste përqark.” tha Balla

balla

Ora 12:30 Berisha: PS sot ish-PPSH, s'ka socialistë por mafiozë
Ish kryeministri Berisha duke folur në 23 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë socialist anëtar të kësaj partie. Duke folur në senacën parlamentare Berisha tha se 23 vjet më parë PS vetëm ndryshoi emrin e Partisë Komuniste. Ai shtoi se në krye të PS janë persona të lidhur me mafian dhe që kërkojnë të pasurohen. Ai shtoi se në krye të PS janë persona të lidhur me mafian dhe që kërkojnë të pasurohen.
 
"Sot shqiptarët kanë një ditë tjetër, atë të 23 vjetorit të PS. E mbledhur në një kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi të ndryshojë emrin duke ruajtur të gjithë trashëgimin e Partisë Komuniste. Partia Socialiste ka të drejtë të festojë reformimin e saj dhe të anëtarëve. Sot kjo parti feston si anëtare e Internacionale Socialiste, merita këto të PS. Por duke formuluar për ju urimet më të përzemërta, mund të them që kjo ditë është ajo që ju prisni. Jo, hidhni sytë mbrapa, nëse gjeni gjurmë socialisti. Hidhni sytë nëse ndonjëri nga këto është i lidhur më shumë me parti të tjera se me PS, për të mos përmendur zhargonin banal të kryetarit të saj ndaj anëtarëve. Për të folur për kokat e PS. Më thoni a nuk ju premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas, ulje të ccmiimt të energjisë, a nuk premtuan ulje të ccmimit të ushqimeve, a nuk premtuan punësime dhe punësuan vetëm sojin e tyre? Ku jeni sot? As guxoni të flsini sepse në krye të PS keni një mafie të vërtetë. Çdo të enjte dalin këtu dy-tre vetë, përdhunues e trafikantë. Nëse ju ndiheni se këta janë socialistë ju kërkoj falje. Këta janë vetëm për të pasuruar veten dhe klanin e tyre. Sepse nuk ju mjafton vjedhja që bëjnë." tha Berisha

Gjithashtu duke qenë se sot shënohet 15 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Berisha theksoi rolin e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit për pavarësinë dhe krijimin e shtetit kosovar, si dhe progresin e arritur.
 
"Sot është dita për të shprehur nderimin tonë për Ibrahim Rugovën, burrin legjendar të Kosovës, heroin Adem Jashari. Mirënjohjen më të madhe shkon për NATO e SHBA të cilat zmbrapsen serbinë. Kosova ka bërë progres në perspektivën e saj evropiane." shtoi Berisha. 

Berisha akuzoi ndër të tjera se në gjithë historinë e parlamentit, ngjarjet e tensionit sipas tij i kanë krijuar Skënder Gjinushi dhe Edi Rama
 
“Unë ju garantoj se ky parlament do të jetë tribuna e fjalës së lirë dhe të vërtetë. 23 vjet në këtë sallë asnjë nga ngjarjet e rrugaçërisë, nuk janë organizuar nga socialistët. Që të gjitha janë organizuar nga Gjinushi, dhe Gjinushi Bis ose Edvin Kristaq Rama.” tha Berisha


berisha rama ciljeta

Diskutime për projekligjin për 'Karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura"


Projektligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 

Ora 16:00 Berisha:Pr/ligji për FA sulmi më i egër në 23 vite ndaj tyre
Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si sulmin më të egër të 23 viteve  të ndryshimeve që bëhen për Forcat e Armatosura, duke deklaruar se “Ligji që sillet sot, akt tjetër në zinxhirin e agresionit qe behet ndaj tyre. Këto ligji janë ato me te cilat Shqipëria u anëtarësua në NATO, me këto standardizoj bazën ligjore me vendet e NATO-s.” Duke shtuar se “Ky është vetëm modeli i Asadit, se aty ku ka president dhe kryeministër ndahen gjerat. Po bëni një veprim të rrezikshëm kjo është në vazhdën e rrënimit të institucioneve.”

Ora 14:35 Mediu: Ligji për FA, në respekt të standarteve të NATO
Ndërkohë nga ana tjetër ish-ministri i brendshëm Fatmir Mediu tha se nuk do të flasë si një anëtar i PD por si një qytetar që do të mirën e Fa, ndërsa shtoi se projekligji duhet të jetë në përputhje me standartet e NATO
 
“Deputeti Fatmir Mediu është shprehur se ligji për karrierën në ushtri duhet ti përgjigjet standardeve të NATO-s. “Dua ta bëj të qartë që në fillim që nuk jam këtu për të mbajt një diskutim politik por për tu përpjekur dhe gjykuar s’bashkua për të bërë atë që është më e mira. Në më pak se tre muaj më vonë ne do kemi një samit të rëndësishëm të NATO-s që merr më shumë vlerë me zhvillimet në Ukrainë. Ligji është shumë i rëndësishëm se nuk ka të bëjë vetëm me modelin e FA-së. FA janë pjesë e NATO-s sot dhe duhet ti përgjigjen standardeve të saj. Duhet të jetë ndërveprueshmëria në të gjitha nivelet e saj. E nxituar që ne bëjmë lidhe pa njohur përfundimet e samitit dhe strategjinë kombëtare. Duhet domosdoshmërisht që ky Kuvend miratimin e ligjeve ta bëjë me mirëkuptim dhe konsensus politik. Së treti kur shtruam më lartë se çfarë force duam të ndërtojmë duhet ti përgjigjemi standardeve të NATO-s. Kemi një raport një oficer dy nënoficerë dhe dy ushtarë. Kërkohet një reformim i trupës së oficerëve dhe jo betonizim të tyre që mund të vijë nga ky ligj.” u shpreh Mediu. 

Ora 14:20 Kodheli: Ligji si ndërkombëtarët, ftoj ta votoni
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke sqaruar ligjin për karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura, ftoi opozitën që ta votojë pasi siç theksoi ajo është një ligj në përputhje me standardet ndërkombëtare
 
“Ligji rrit në mënyrë të dukshme kohën e ushtarakëvë në shërbim. Me këtë realizohet një standard evropian, duke ulur koston e FA. Sipas ligjit në fuqi ushtarakët që dalin në lirim apo pushim, duke bërë që buxheti i shtetit të paguajë me pagesë kalimtare ata. Meritë e ligjit, ndryshimi rrënjësor i strukturës së gradave. Misioni i ligjit aktual është vendosja e sistemit të karrierës mbi kritere profesionale. Trupat e oficerëve dhe nën oficerëve janë vërtet profesioniste. Ligji i ri rrit kohën e qëndrimit në FA. Projektligji i ri synon që në komisionet e karrierës të përfshihen edhe nënoficerë.” sqaroi Kodheli. 

kodheli

Diskutohet projektligji për pagat e Autoritetit të Mbikqyrejs Financiare
Pika e parë e dikutimit ka qënë “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj” të ndryshuar”, ose për Autoritetin e Mbikqyrejs Financiare.

Ora 14:00 Braçe: Opozita kundërshton se kanë marrëdhie klienteliste
Deputeti Erjon Braçe duke folur për projektligjin për pagat e AMF tha se opozita sipas tij e kundërshton këtë projektligj për shkak të marrëdhënieve klienteliste që ajo ka. Sipas tij edhe pretendimet e opozitës për uzurpim të institucionit nuk qëndrojnë pasi janë shkurtuar edhe anëtarët e këtij dikasteri.
 
“O gra nikoqire, flisni për çmimet e ushqimeve por nuk keni zbritur një herë për të blerë ushqime por të gjitha punët i bënit me shërbëtorë. Dëgjuat ish kryeministrin e vendit dhe ish kryetaren e Kuvendit që të flasin për pushtim të institucionit. Shikoni përbërjen e këtij institucioni, shikoni se do gjeni kunatën, votonte për kunatën e tij për ta bërë kryetare të tij. Marrëdhënie të pastër klienteliste nga e cila ka bërë para nga votat e asaj mazhorance. Ky është autoriteti i mbikëqyrjes financiare sot. pasoja është shumë e qartë është ai treg i sigurimeve që e keni të gjithë në vëmendje dhe ka sjellë një rrisk më të shtuar. Nga 7 anëtarë e kemi ulur me 5 anëtarë. Dhe me 5 veta që duhet të sillte qeveria e keni tkurrur qeverinë në 2 anëtarë.  Dëgjova pak më parë që ne pasi e pushtojmë institucionin duam tu rrisim rrogat atyre njerëzve. Pse gënjeni. Janë të qarta referencat që na kanë detyruar të shkojmë në riformatim të bordit. Do e hartojë dhe miratojë vet buxhetin. Do ta miratojë vet strukturën. Duam ta nxjerrim jashtë binarëve partiak autoritetin e mbikëqyrjes financiare.” theksoi Braçe

Ora 12:15 Mima: Rama po e shet statusin si sukses të tijin
Deputeti Florian Mima akuzoi qeverinë për situatën të cilën ai e cilësoi si anormale, duke shtuar se Edi Rama po e shet statusin si sukses personal
 
“Situata nuk është normale dhe është anormale për shkak të qeverisjes anormale. Kryeministri po përpiqet të shes marrjen e statusit si sukses të vizitave të tij në kancelaritë evropiane. Situata në këtë vend është fare jo normale, pasi fytyra e policisë del me foto e video duke vrarë një të pafajshëm. Situata është fare anormale kur politikanët shqiptarë nderojnë akoma figurën e Enver Hoxhës. Situata është anormale pasi sot bëhen 17 ditë nga greva e urisë së ish-të përndjekurve dhe asnjë nga qeveria nuk denjon ti takojë.” tha Mima 

Ora 12:00 Tabaku: Po uzurpohen institucionet 
Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka cilësuar këtë projekt ligj si një uzurpim të radhës së institucioneve, për të mbrojtur tregun e sigurimeve.

“Me jusktifikimin se kjo kërkohet nga FMN po ndodh uzurpi i radhës. Nuk mund të jemi pro këtij ligji. Qeveria premtoi mrekulli pas marrëveshjes me FMN-në, por tani na vinë lajme se do ketë reforma ne pensione, si dhe rritje në çmimin e energjisë”, ka thënë Tabaku. 

Ora: 11:45 Koçi: Ligji për AMF, sipas rekomandimeve të BE
Deputeti i Partisë Socialsite Ervin Koçi tha se projekt ligji është në harmoni me rekomandmet e Bashkimit Europian. Sipas tij AMF ushtron autoritetin në mënyrë të pavarur. Koci tha se ekonomia shqiptare ka ardhur në ngritje, dhe papunësia ka rënë.

“Sot të gjithë ata që kërkojnë një punë, shkojnë në zurat e punës të cilat janë në funksion të plotë. Të ardhurat janë rritur ndjeshëm dhe se ekonomia është në rrugën e duhur këtë e tregon edhe raporti i fundit i Bankës Botërore”, tha Koçi. 

Ora 11:15 Shehu: Projekligji për AMF i papërshtatshëm, vendi në krizë
Deputeti i Partisë Demokratike, Shferedin Shehu tha se ku projektligji vjen në një moment të papërshtatshëm, pasi vendi sipas tij është në krizë.

“Ne po shqyrtojmë një projektligj i cili ka si objekt të tij rritjen e pagave të Autoritetit Mbikqyrës së Institucioneve jo bankare. Vjen në një moment shumë të pa përshtatshëm kur vendi është në krizë dhe qeveria nuk po qeverisë. Në vend të reformave, ka fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, asgje konkrete. Ka rritje taksash dhe goditje selektive, pushtimi i institucioneve të pavaruarua, këtë do të bëjmë edhe sot nëse ky projekt ligj kalon. Kryeministri sot ka sjellë një ligj që në fakt është një urdhër që do rritë pagat e drejtorit që kryeministri e ka menduar se kush do jetë dhe e ka menduar që të marrë në dorë tregun e sigurimeve. Justifikimi më i mirë është që këtë pushtim të institucioneve ta shesim si reformë dhe duke përdorur si arsyetim se e kanë kërkuar FMN dhe BB"- tha Shehu.

RENDI I DITËS 
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 5.06.2014. 
2. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj” të ndryshuar”. 
3. Projektligji “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vitin 2013”. 
5. Raport i komisionit hetimor “Për hetimin e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme – transportin e lëndëve narkotike” 
6. Miratimi i Kalendarit 3 javor (13 qershor – 3 korrik 2014) i punimeve të Kuvendit. 
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Redaksia Online
(e.s/e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç